A duhet të hiqet taksa ndaj Serbisë? Flet eksperti i ekonomisë

Eksperti i ekonomisë thekson se taksa 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës ka arritur efektin e saj.

Qeveria e Kosovës kishte vendosur taksën doganore prej 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës më 21 nëntor të vitit të kaluar.

Loading...

Mirëpo, se Kosova duhet ta shqyrtojë heqjen e taksës, e ka thënë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Thaçi këtë e ka thënë në një intervistë dhënë për gazetën amerikane “The Washington Post”.

“Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë”, ka deklaruar ndër të tjera Thaçi në këtë intervistë.

Ndërsa, lidhur me ketë propozim të të parit të vendit, ka folur edhe njohësi i ekonomisë në vend.

Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, duke e komentuar deklaratën e të parit të shtetit, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se koha e dëshmoi se çdo këshillë apo kërkesë që vjen nga SHBA-të është siguri për të ardhmen e Kosovës.

Mustafë Kadriaj

“Mendoj që koha e dëshmoi se çdo këshill apo kërkesë që vjen nga SHBA-të është siguri për të ardhmen e Kosovës, kështu që presidenti Thaçi me të marrë letër nga presidenti Donald Trump, mendoj që e ka të qartë se pranvera e 2019-tës, duhet të jetë më së ngjeshur agjenda e bisedimeve me Serbinë, me qëllim që të mbyllet si proces dhe të hapën rrugët prosperuese për Kosovën, si në aspektin politik dhe ekonomik”, ka thënë Kadriaj.

Tutje, eksperti i ekonomisë thekson se taksa 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës ka arritur efektin e saj.

Kadriaj potencon se tani e tutje Kosova duhet të shohë nga e ardhmja, duke pasur gjithnjë garantues SHBA-të.

“Kështu që taksa ndaj Serbisë ka arritur efektin e vet politik dhe ekonomik, duke detyruar që Serbia të ankohet në BE që kjo ka ulur fuqinë e Serbisë ndaj Kosovës që para disa viteve ka qenë e pamundur po ashtu e ka dëmtuar edhe në aspektin ekonomik. Pra, tani e tutje Kosova duhet të shohë nga e ardhmja duke pasur gjithnjë garantues SHBA, ku e ka cekur edhe vet presidenti Thaçi, sepse është kthim mbrapa duke u marrë me tema të një viti mbas dhe njëherit duhet të jemi të vetëdijshëm që taksat e këtij lloji t’i takoj shekullit të kaluar, por kjo ishte reagim i sjelljes destruktive të palës serbe”, ka përfunduar Mustafë Kadriaj.

Ndërsa, pas deklaratës së presidentit Thaçi, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i ministri të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Shala ka thënë se Qeveria ka pasur arsyet e veta për ta vendosur këtë taksë dhe kjo taksë nuk do të hiqet asnjë herë. Ai ka thënë se kjo taksë do të hiqet vetëm nëse ekipi negociator i Kosovës për bisedime me Serbinë thotë se është arritur marrëveshjen për njohjen e pavarësisë atëherë, siç është shprehur Shala do ta propozojë heqjen e kësaj takse./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close