Arrestohen tre të rinj shqiptarë në Beograd, shkruajtën “UÇK”

Ata në natën e cekur kanë shkruar në borën e xhamave të automjeteve të parkuara në rrugën “Kosta Nagj” në Mirijeva shkrimin “UÇK”, për çka banorët e “frikësuar” kanë lajmëruar policinë.

Mediat serbe kanë raportuar për arrestimin e tre shqiptarëve, të cilët në natën ndërmjet 6 e 7 janarit midis Beogradit kanë shkruar siç thotë “Novosti” simbole “terroriste” UÇK në borën mbi automjete për çka janë dënuar me nga 55 ditë burg.

Loading...

Policia për këtë siç e ka quajtur “skandal” që ka shqetësuar qytetarët e lokalitetit Mirijeva në vigjilje të kërshëndellave ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar Iba Bajramaj (20) dhe Shpreson Bajramaj (22) nga Beogradi dhe Daniel Kryeziu (25) nga Prizreni, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Ata në natën e cekur kanë shkruar në borën e xhamave të automjeteve të parkuara në rrugën “Kosta Nagj” në Mirijeva shkrimin “UÇK”, për çka banorët e “frikësuar” kanë lajmëruar policinë.

Pas arrestimit, policia i ka dërguar të rinjtë para gjyqtarit për kundërvajtje i cili iu ka shqiptuar dënimin me burg.

Gazeta “Bota sot” ka kontaktuar zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës lidhur me këtë rast, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button