Banorët kërkojnë anulimin e HEC-it në Holtë, qeveria flet për pezullim

Punimet për ndërtimin e hidrocentralit në kanionin e Holtës janë pezulluar përkohësisht.Ministrat Belinda Balluku dhe Blendi Klosi njoftuan për këtë vendim banorët që kundërshtuan projektin dhe kërkojnë anulimin e tij.Por gjatë një dëgjese publike ministrja e Infrastrukturës nuk përmendi fjalën anulim.Banori: E dua shqip llafin. Do ta bësh apo anulosh. Po e anulove do hysh në histori”Balluku: Këtu janë pezulluar punimetBalluku tha se qeveria mbështet investimet por interesat e publikut janë më të rëndësishme. Balliku tha se punimet do të rinisim vetëm pasi të vërtetohet se nuk do të ketë dëmtim të mjedisit.Sipas banorëve, ngritja e hidrocentralit nuk do të linte më ujë për tokat dhe bagëtinë. Por kompania argumenton se ka zbatuar të gjitha proçeduratBanori: “Ne do na mungojë uji për vaditjen, blegtorinë”Edhe kreu i ministrisë së Mjedisit, Blendi Klosi theksoi se Holta është një zonë me përparësi turizmin.“Mbështesim zhvillimin e turizmit dhe ekonominë e gjelbërt. Do të marrim qëndrimet e drejta“, tha ai.Por deputeti i zonës Taulant Balla, u tregua më i ashpër dhe premtoi se nuk do të lejoj dëmtimin e zonës“Me garancitë që një qime floku t’i preket kësaj bukurie natyrore do shkohet në anulim“, tha Balla.Prej disa ditësh ambjentalistë dhe qytetarë kanë protestuar dhe kanë kërkuar anulimin e projektit për ndërtimin e hidrocentralit në kanionin e Holtës./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button