Benzina më shtrenjtë në Shqipëri se sa në Zvicër

, Benzina më shtrenjtë në Shqipëri se sa në Zvicër

Sipas Global Petrol Price, që publikon çmimet e karburantit në gjithë botën, benzina në Shqipëri është 1.48 euro për litër, e 12-ta më e shtrenjtë në botë

Pavarësisht rënies në kohët e fundit, çmimet e karburantit në Shqipëri kanë kaluar ndër më të shtrenjtat në botë. Sipas Global Petrol Price, që publikon çmimet e karburantit në gjithë botën, benzina në Shqipëri është 1.48 euro për litër, e 12-ta më e shtrenjtë në botë, pas shteteve që kanë të ardhura për frymë shumë më të larta sesa shqiptarët: si Hong Kongu, Monako, Holanda, Italia, Greqia, shkruan ‘monitor’.

Ndërsa në raport me të ardhurat për banorë, Shqipëria rezulton që ka karburantin më të shtrenjtë në Evropë, përcjell albinfo.ch.

Shqiptarëve u duhen mesatarisht 10.3% të të ardhurave ditore për të blerë një litër benzinë, duke e renditur në këtë mënyrë në shtetin evropian që ka karburantin më të shtrenjtë në Evropë, në raport me të ardhurat për banorë.

Taksat e larta që paguajmë për naftën, të cilat përbëjnë rreth 60% të çmimit, janë arsyeja kryesore për shtrenjtësinë e saj.

Krahas shtrenjtësisë, ajo që lë për të dëshiruar është dhe cilësia e saj. Ekspertët pohojnë që një nga arsyet se pse janë rritur makinat që nxjerrin tym të zi lidhet me cilësinë e karburantit që tregtohet tek shqiptarët.

Në Zvicër, një litër benzinë është 1.37, kurse në Gjermani 1.35./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button