Bërnabiq: S’e dëgjojmë SHBA-në, vazhdojmë lobimin për çnjohje të Kosovës

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka thënë se SHBA-ja ka kërkuar që Serbia të ndalohet së lobuari për tërheqje njohjesh së pavarësisë së Kosovës, porse Beogradi, sipas saj, këtë haptas e ka hedhur poshtë.

“Gjithnjë derisa ata të lobojnë për njohje të reja, është krejtësisht e drejtë që ne të lobojmë për tërheqje të njohjeve”, ka thënë ajo, transmeton Koha.net.

Loading...

Bërnabiq ka theksuar se çështja e Kosovës nuk guxon të mbetet si konflikt i ngrirë sepse ndikon në përparimin e Serbisë.

“Njerëzit duhet të kuptojnë se konflikt i ngrirë do të thotë destabilitet i ngrirë. Nuk do të mund të shfrytëzojmë të gjitha potencialet tona nëse kemi konflikt të ngrirë. Nuk do të mund të ecim përpara ashtu si mundemi. Në një moment konflikti i ngrirë do të shkrihet. Kush thotë se zgjidhjen e çështjes së Kosovës duhet ta lëmë për më vonë, ai ose nuk ka ide se si të zgjidhet, ose nuk ka pasur guxim politik që të provojë për ta zgjidhur”, citon tv happy të ketë thënë Bërnabiq.

Sipas saj, bashkësia ndërkombëtar ka një sentimentalitet ndaj Prishtinës.

“Situata aktuale tregon gjithë sentimentalitetin e BE-së. Në një bisedë përfaqësuesin e një vendi të madh që është partner i Prishtinës, kam pyetur pse po tolerohet gjithë ajo që po ndodh në Kosovë. Përgjigje kam marrë se “ajo është demokraci e re’”, ka thënë Bërnabiq.

Ajo është ankuar se “për fat të keq për shkak të stabiliteti në rajon më duhet të bisedoj me Ramush Haradinajn”./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button