Binjaket shqiptare përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën në të njëjtën garë bukurie – ‘Miss Intercontinental’

Miss Shqipëria, Arvanita Peci dhe Miss Kosova, Arjanita Peci, dy motra binjake, do të garojnë kundër njëra-tjetrës në Miss Intercontinental, gara e bukurisë që do të mbahet më 26 janar në Manila, në Filipine.Arvanita dhe Arjanita, 20 vjeçe, janë lindur në Kosovë, por familja e tyre u detyrua të largohej kur ato ishin vetëm njëmuajshe si pasojë e luftës. Tani, jetojnë në Gjermani.

Arvanita punon si bankiere, i pëlqen të kërcejë dhe të notojë. Gjithashtu, udhëtimet janë një tjetër pasion i saji.Arjanita punon si nëpunëse në gjykatë, i pëlqen të lexojë, të kërcejë, si dhe sigurisht, të udhëtojë.“Është një event shumë i veçantë për mua sepse edhe motra ime binjake konkurron për titullin Miss Intercontinental, tha Arjanita.“Gjithçka nisi kur vëllai ynë na regjistroi për zgjedhjet e para të miss-it në qytetin tonë. Tani jemi shumë të lumtura që ndodh kështu.”Më shumë se 85 pjesëmarrëse ndërkombëtare garojnë për titullin Miss Intercontinental.

Loading...

Vjet, vendi i parë u fitua nga meksikania Veronica Salas./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button