“Cakaj”, Berisha: Goditje ndaj flamurmbajtësve albanofobë të projektit të serbomadhisë

Në lidhje me mosdekretimin e Gent Cakaj si ministër i Jashtëm nga ana e Presidentit Meta, reagoi edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Sipas Berishës vendimi i Metës ishte një goditje e merituar e flamurmbajtesve albanofobë të projektit të serbomadhisë në Tiranë dhe në Prishtinë.

“Gjarperit iu pre bishti por duhet shtypur koka!

Loading...

Nje goditje e merituar per flamurtaret albanofob te Serbomadhise!

Te dashur miq, refuzimi me dekret i Presidentit te Republikes per te emeruar minister te jashtem te Shqiperise te propozuarin e Zografit bis, çirakun e argatit in chef, Baton Haxhiut ishte nje goditje e merituar e flamurmbajtesve albanofob te projektit te serbomadhise ne Tirane dhe ne Prishtine.

Por me kete akt, shqiptaret duhet te jene te vetedijshem se gjarperit ne Tirane dhe Prishtine, pra me dy koka, iu pre bishti dhe jo kokat. Ato duhen shtypur nje minute e me pare!”, shkruan Berisha.

Sot Presidenti Meta përmes një letre drejtuar kryeministri Rama renditi arsyet pse refuzon dekretimin e Kosovarit Gent Cakaj si ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropës.

Meta nënvizonte se ai nuk ka certifikatën e sigurisë që flet për mbajtjen e sekretit shtetëror.

Madje deklaratat e tij për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë sjellin destabilitet./Express/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button