Cakaj, “pazar LSI-je” i Metës apo “tender me letra false” i Ramës?

Vendimi i Metës ishte banal apo dinjitoz? Po bën politikë apo ka marrë një vendim historik? Certifikata e DISK ka apo jo rëndësi? Po mënyra si u dha ajo çfarë dëshmon?Mero Baze i “Tema” afër qeverisë dhe Andi Bushati i “Lapsi” kritik i Ramës i shohin diametralisht ndryshe përgjigjet e këtyre pyetjeve. Për Bazen “sipas filozofisë së LSI, që për çdo pazar ka një çmim” dhe “nuk kemi pse lodhemi të kuptojmë gjithë banalitetet e Presidencës Meta”. Për Bushatin “refuzimi i Ilir Metës për të dekretuar Gent Cakën, është po aq sa dinjitoz edhe historik”.Më poshtë pjesë nga qëndrimet e tyre, botuar sot në Dita:

Mero Baze

Mero Baze:Argumentet burokratike për çertifikatën e sigurisë së Gent Cakës, janë banalitete administrate, që nuk thonë asgjë. Ministri i Jashtëm është kompetencë e kryeministrit. Ai heq dhe vendos atë që mendon se i duhet, dhe nuk është kompetencë e presidentit ta gjykojë këtë.Debati i sotëm është se presidenti i vendit kërkon të bëjë politikë me një të drejtë formale, që ka për të dërguar në Kuvend dekretimin e miratimit të një ministri, siç e ka bërë dhe më parë. Se mirë që nuk ka gjetur dot një arsye kushtetuese, për të mos emëruar ministër të Jashtëm djaloshin Gent Caka, por çfarë argumenti kushtetues ka gjetur, që nuk dekreton shkarkimin e Ditmir Bushatit? Çfarë ka gjetur jo kushtetuese tek dekreti për shkarkimin e një minsitri, dhe në cilën Kushtetutë të botës e ka lexuar, që presidenti nuk lejon kryeministrin të shkarkojë një ministër? Halli i tij është i njëjtë. Ai do të bëjë politikë me karrigen e presidentit dhe të bëjë ndonjë pazar me Edi Ramën, për pasardhësin.Përfytyrimi më banal është sipas filozofisë së LSI, që për çdo pazar ka një çmim, dhe tani e përfytyroj duke u konsultuar me Petrit Vasilin, i cili i thotë që kufiri me Greqinë do shitet me lekë, dhe LSI do ngelet pa pjesë, apo kufiri me Kosovën do ndryshojë, dhe LSI nuk do marrë gjë, dhe për këtë nuk duhet firmosur ky Gent Caka. Mund të jetë dhe më banale se kaq, por nuk kemi pse lodhemi të kuptojmë gjithë banalitetet e Presidencës Meta.Shqiptarët kanë nevojë të kuptojnë se presidenti po përpiqet të bëjë politikë të brendshme të pistë, me postin e politikës së jashtme, në kërkim të ndonjë pazari. Dhe Gent Caka është i përzgjedhur si viktimë në këtë histori. Politika më e mirë e jashtme e Shqipërisë, është të bëjmë mirë politikën e brendshme. Dhe me këtë që bën presidenti, i cili shkel rregullisht Kushtetutën, për të bërë pazare, është duke na bërë politikën më të keqe të jashtme të mundshme, pasi të huajt na shikojnë si shtet primitivAndi Bushati:Argumentimi që i ka bërë Presidenti Meta rrëzimit të kandidaturës së Gent Cakës si ministër i Jashtëm, ka nxjerrë edhe njëherë në pah shndërrimin e shtetit të Edi Ramës në një bordello. Aty kuptohet fare qartë se si ish numri dy i diplomacisë për gjysëm viti, ka ushtruar funksionin në shkelje flagrante të ligjit, pa u pajisur me çertifikatën e sigurisë.Por, e keqja nuk përfundon me mosplotësimin prej shtatë muajsh të këtij formulari që jep garancinë e domosdoshme për të verifikuar të ardhurat, figurën morale dhe mosimplikimin e tij me shërbimet e huaja sekrete. Ajo është bërë edhe më e madhe kur u dhanë sinjalet e para se kjo mungesë përbënte arsyen se përse kreu i shtetit mund të mos e dekretonte “djalin e lexuar”, të pilotuar nga Prishtina.Aty, në panik dhe me urgjencë, Edi Rama e përdori Cakën si një oborrtar të rëndomtë, duke e detyruar të bëjë atë që pati “harruar” ta kryente për një kohë të gjatë. Madje mëkati qe edhe më i rëndë, sepse ai nuk përdhosi vetëm figurën e kandidatit për ministër të Jashtëm, por edhe institucionin e DISK, që ka për detyrë të lëshojë çertifikatën e sigurisë.Ky organizëm, që duhet të bëjë verifikime të gjata dhe të thelluara, që duhet të investigojë në shtetet e huaja ku ka jetuar më parë kandidati për të dalë i pastër, që duhet të verifikojë gjithçka rreth tij, e mori kërkesën në datë 3 janar dhe dha përgjigje në… 4 janar. Ai e shpalli Cakën të kulluar vetëm në 24 orë, sepse kaq shpejt i duhej Edi Ramës për nevojat e tij politike.Kjo histori që i përngjan fiks tenderave me letra fallco dhe milionave që shpërndahen me urdhër të kryeministrit, duke shpërfillur çdo ligj dhe çdo institucion, nxjerr në pah dy anë të errëta.Së pari, ajo është një provë më shumë se në ç’pikë janë telendisur institucionet shqiptare në shtetin personal të Edi Ramës, ku nuk përfillet asnjë normë tjetër përpos urdhërave të tij. Së dyti, ajo na tregon shumë për karakterin, formimin, personalitetin e “djalit të lexuar” nga Prishtina, që lejon të përdoret me një lehtësi të pabesueshme, si mish për top”./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button