Debati për dy ministrat nga Kosova, Shkreli: I turpshëm shqiptarisht, i pështirë deri në kabinalizëm

Zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli e cilëson si të turpshëm dhe të pështirë qëndrimin e disave ndaj dy ministrave nga Kosova të emëruar në qeverinë “Rama 2”.

“Medet për ne”, shkruan Artan Shkreli në rrjetet sociale, duke shtuar se “qëndrimi i disave ndaj dy ministrave shqiptarë pse janë nga Kosova”, është “I turpshëm shqiptarisht, dhe i pështirë deri në kanibalizëm”.Qëndrime kundër ka patur ndaj dy ministrave Gent Cakaj, i emëruar në krye të ministrisë së Jashtme dhe Besa Shahini në postin e ministres së Arsimit. Të dy kanë mbajtur më parë postin e zëvendës ministrave në ministritë përkatëse.“M E D E T . P Ë R . N E !I turpshëm shqiptarisht, dhe i pështirë deri në kanibalizëm, qëndrimi i disave ndaj dy ministrave shqiptarë pse janë nga Kosova!”, shkruan zvministri Shkreli në Fb./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button