Drecun: Krijimi i ‘Shqipërisë së madhe’ është proces i pakthyeshëm

Kjo bëhet për të krijuar një kundërpeshë për Serbinë, territor i cili me madhësinë e tij, resurset e demografinë të mund t’i bëjë konkurrencë, ka thënë Milovan Drecun, transmeton Gazeta Metro

Kryetari i të ashtuquajturit Këshill për Kosovë në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka thënë se krijimi i, sipas tij, Shqipërisë së Madhe është proces i pakthyeshëm dhe se ajo “do të krijohet në këtë apo atë formë”, si edhe se kjo bëhet për të krijuar një kundërpeshë për Serbinë, territor i cili me madhësinë e tij, resurset e demografinë të mund t’i bëjë konkurrencë.

Loading...

“Ky është vlerësim real dhe kjo është në interes të shteteve të perëndimit. Është e qartë se ajo nuk e kundërshtojnë krijimin e ‘Shqipërisë së madhe’, ka thënë Drecun për televizionin Pink, duke shtuat se “nuk duhet të jesh aq i verbër e të mos e shohim se në shekullin 21 do të kemi ‘Shqipërinë e madhe”.

Sipas tij, serbëy duhet ta pranojnë këtë fakt, në mënyrë që të mos kalojnë në “terrenin e sjelljes iracionale politike”.

Drecun ngjarje kryesore të vitit e ka konsideruar letrën e presidentit Trump drejtuar Thaçit e Vucicit rreth dialogut, ndërsa ka shtuar se Serbia nuk do të lejojë që për Kosobën të vendoset “njëanshë”, por se “fjalë kryesore do ta kenë fuqitë e mëdha: Uashingtoni, Moska e Pekini”./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button