Ekipi negociator pas takimit me Mogherinin: Ja kur hiqet taksa ndaj Serbisë

Ekipi negociator i Kosovës në dialogun me Serbinë, i udhëhequr nga dy bashkëkryesuesit, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, u takuan sot në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

Pas takimit, Shpend Ahmeti tha se delegacioni i Kosovës ka treguar qartë qëndrimet e Kosovës e që primare është njohja reciproke e të dy shteteve.

Loading...

“Ne prezantuam qëndrimet e delegacionit shtetërorë të Kosovës. I bëm të qartë qëndrimin e delegacionit e që kush i parë është njohja reciproke e të dy shteteve. Mogherini na siguroi se është duke u punuar në atë drejtim. Ideja është që në gjysmën e parë të këtij viti të ketë orar më të ngjeshur për të afruar qëndrimet tona.

Për këtë, po koordinhohemi me shtetet anëtare të BE-së. Në këtë aspekt, ka patur komunikim edhe me Washingtonin e Moskën. Në takim është biseduar edhe çështja e taksës. Qëndrimi i Serbisë për heqjen e taksës është përmendur përsëri, por edhe ne i treguam qëndrimet tona në këtë çështje” ka thënë Shpend Ahmeti.

Edhe Fartmir Limaj tregoi se me Mogherinin diskutuan një sërë çështjesh; Liberalizimi i vizave, çështja e të pagjeturve, taksa… etj

Ai tha se duhet të jetë marrëveshje gjithëpërfshirëse që në zemër e ka njohjen.

“Ne kërkuam që të jepet një angazhim shtesë dhe Kosova ta merr lajmin e shumëpritur dhe të merituar. Ishte një rast i mirë i prezantimit të Kosovës në dialog. E bëmë të qartë se Kosova ka ekip shtetëror që përfaqëson vendin tonë. Tani do ta shohim se si do të përcaktohet agjenda”, u shpreh ai.

Sipas Limajt, çështja e taksës përfundimisht hiqet në rast se Serbia njeh Kosovën./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button