Emri i ri Maqedonia e Veriut, Bushati: Shqiptarët faktor vendimtar!

Ministri i jashtëm në detyrë Ditmir Bushati ka përshëndetur miratimin ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Maqedonisë duke u quajtur zyrtarisht Republika e Maqedonisë së Veriut. Përmes një postimi në Twitter, Bushati thotë se me votimin përfundimtar të marrëveshjes së Prespës, vendit i hapet rruga drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

Sipas Bushatit, Kontributi i partive politike shqiptare në Maqedoni edhe njëherë u dëshmua si faktor vendimtar.

Loading...

“Vota finale e marrëveshjes se Prespës ne Parlamentin e Maqedonise është demostrim i qartë i aftësisë politike për të zhbllokuar rrugën drejt NATO-s dhe BE. Kontributi i faktorit politik shqiptar provoi sërish që është faktor vendimtar. Urime!”– shkruan Bushati./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button