Haradinaj: Nuk bëjmë pazare me Preshevën dhe me asnjë territor shqiptar

Ramush Haradinaj ka thënë se Lugina e Preshevës nuk do të bëhet pjesë e pazareve. Ka thënë se një temë e tillë nuk duhet të përfshihet në dialogun me Serbinë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se për asnjë çmim nuk e bëjnë pjesë të pazareve Luginën e Preshevës.

Loading...

Ai ka thënë se përfshirja e temave mund te jetë rrezik në atë çka ka mbërri Kosova deri tani. “Ne Luginën e duam me zemër, pa kushte, nuk e shtimë në pazar luginën me asgjë, pra Lugina është Luginë. Por, përfshirja e temave mund të jetë me rrezik në atë çka kemi mbërri deri tash”, tha Haradinaj. Këto komente i ka bërë pas homazheve që ka bërë te varret e Nuhi Berisha e Rexhep Malaj./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button