Janullatos, refuzon përkujtimin e 137-vjetorit të lindjes së Nolit, “Nderit” të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare

Më 6 janar 1882, lindi personaliteti i ortodoksisë shqiptare dhe një nga figurat e shquara të letrave shqipe, për nderin e të cilit, më 13 mars 2018, kryekleriku grek në Shqipëri, nuk lejoi meshën përkujtimore, me rastin e 53 vjetorit të vdekjes, ndërsa dje për datën e lindjes, në faqen zyrtare të Kishës Ortodokse Autqefale Shqiptare, nuk ka asnjë përkujtim

Vazhdon përpjekja e qëllimtë administrative e Kishës Greke, futur në Shqipëri, me “bekimin” e shtetit sahanlëpirës (anti)shqiptar, për të mohuar dhe zhdukur nga historia faktike e themelimit, pavarësisë e aktivitetit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, figurën e ndritur themeluese dhe drejtuese të kësaj Kishe, Fan Stilian Noli.

Loading...

Skenarin famëkeq e të turpshëm, për të fshirë nga historiku i Kishës Ortokdokse Autoqefale Shqiptare, “Atin” e saj të ndritur Fan Noli, po e dirigjon oficeri i policisë sekrete greke, “Major” Anastasios Gerasimos Yanullatos, prej 28 vitesh, “kryedjall” i kësaj Kishe në Shqipëri, “desantuar” e graduar në krye të saj, nga politika dhe shteti (anti) shqiptar.

Në vazhdim të kësaj përpjekjeje të dalë boje, Anastas Janullatos, ka refuzuar propozim-kërkesën e besimtarëve ortodoksë shqiptarë në Tiranë-Durrës e rrethe, për të organizuar një ceremoni përkujtimore dhe “Meshë”, në nderim të Fan Nolit, me rastin e 6 janarit, 137-vjetorit të lindjes së tij (1882).

Sipas informacioneve që dispnon “PAMFLETI”, thuhet se Anastas Janullatos, ka “instruktuar” dhe klerikët e tij në Korçë, Gjirokastër, Berat, Fier e Elbasan, të mos lejojnë asnjë aktivitet, apo përkujtesë me emrin e Fan Nolit, qoftë edhe si lutje private besimtarësh, apo grupesh.

Kujtojmë, se në asnjë mjedis, apo material historik zyrtar që ka publikuar “Kisha Janullatos” në Tiranë dhe Mitropolitë e saj në Shqipëri, nuk janë publikuar (janë ndalaur) fotografi, aktivitete dhe emri i Fan Nolit, ndërkohë që më 13 mars 2018, në 53 vjetorin e vdekjes së Nolit, kryekleriku Janullatos, jo vetëm nuk organizoi ceremoni, siç është detyrimi për personalitetet e Kishës, por ndaloi besimtarët, që brenda Kishës në Tiranë e zona, të bënin “Përshpirtje përkujtimore” për të.

Përpjekja për zhdukjen e figurave dhe çdo fakti e elementi kombëtar, nga historia e Kishës Autoqefale Shqiptare, që kulmon me guximin banal, për të mohuar edhe figurën e “Imzot Nolit”, janë skenar greko-ruso-serb, për të fshirë ekzistencën e ortodoksizmit shqiptar.

Gjersa në këtë botë, Janullatos po bënë “djallin”, urojmë që në botën e përtejme, Zoti ta mëshirojë e ta fal, për mëkatin e rëndë që po bën, duke tentuar të zhbëjë, një realitet që nuk zhduket dot, me pazaret dhe historikët e përdalë që shkruan ai./Pamfleti/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button