Jo më falje tokash shqiptare Serbisë si në vitin 1878?!

, Jo më falje tokash shqiptare Serbisë si në vitin 1878?!

Hafiz Shala

Përderisa Esat Pashë Toptani i Kosovës alias Hashim Thaçi President, fatkeqësi për Kosovën, nuk ka të ndalur së vepruari për ta çuar në vend idenë e Rusisë lexo Serbisë që përsëri të copëtohet Kosova.

Udhëheqja aktuale në pushtet, koalicioni PANA, që nuk është asgjë tjetër përpos një vegël e Thaçit në misionin e tij anti Kosovë, me disa satelitë që ju bashkangjiten për ta “forcuar e krijuar grupin e unitetit” pakicë të cilët i orkestrojë SHIK-u (“inegzistentë”) i Kadri, Xhavit, Hashim, Adem, Azem, më një fjalë klani “Pronto”, si obligim i moszbulimit të veprimtarisë se tyre antikombëtare dhe anti Kosovë, pasi, urdhër dhënësi-Serbia i mbanë peng derisa të jenë gjallë të cilët edhe përse vdekuri do të mallkohen nga populli për vrasjet që i veshën në zi shumë nëna shqiptare, e ende sillen, sundojnë e vjedhin lirshëm.
E, tani, këta, derisa nuk fillojnë më e ngrenë njëri-tjetrin, e sulmojnë opozitën, në rend të parë LDK-në, pastaj Vetëvendosjen në tentativë që t’i përçajnë deri te ajo që përmes mikut tonë shekullor dhe shpëtimtar i kombit shqiptar! Amerikës, të bëjë presion që t’i bashkangjiten të ashtuquajtur “grup i unitetit ”për ta shpëtuar Thaçin dhe vetveten nga përgjegjësitë historike ndaj copëtimit të Kosovës sipas projektit fatal të vitit 1878, dhe, njëherësh duke kërkuar amnisti për krimet e bëra ndaj bashkëkombësve të tyre.

Mos ndalimi I Thaçit nga udhëheqja me bisedimet, e vërteton gatishmerinë që të bëjnë lëshime ndaj Serbisë më aneksimin e veriut që do të ishte një gabim historik i pafalshëm dhe i rrezikshëm.

Nuk i kuptoj presionet dhe ngurrimin nga pushteti që, gjithsesi opozita të jetë pjesë e tradhtisë duke e ditur se, askush nuk dëshiron që të jetë pjesë e lëshimeve të deritanishme e as atyre të ardhshme të Thaçit për të cilat as që u debatua në Parlament.

Kush mund të garantojë se as Parlamenti nuk do të shantazhohet, manipulohet(individ) mu ashtu sikur se u manipulua rreth Gjykatës Speciale në dëme të vetvetes, kur të vjen momenti mos e dashtë Zoti e as robi, për të votuar për vetëvrasje-dorëzimin e pjesës veriore.

Pra, sikur ky koalicioni i krimit, hajnisë dhe tradhtisë të tregonte vendosmëri se më Thaçin në krye nuk shkohet në bisedime me Serbinë, por më një marrëveshje dhe një strategji të përbashkët të mirë përgatitur, me siguri se vërtet do të ishte një ekip i unitetit më njerëz të afte, të paluhatshëm dhe të përkushtuar me çfarëdo çmimi, deri të refuzimi i çfarëdo marrëveshje që çon në ndarje të Kosovës.

Koalicioni dhe satelitet e të lindurve të pavakët, dorë e zgjatur e pushtetit, janë në marrëveshje për lëshime ca për pushtet e ca për të shpëtuar nga drejtësia për veprat për të cilat ngarkohen.

Kush është ai i çmendur dhe që ka gjak shqiptari e pranon një ide të tillë.

Pra, duhet vendosmëri e matur dhe mirë e analizuar që edhe miqtë më gjithë qëllimet e mira që i kanë, por, jo më falje tokash shqiptare.

Presidenti Thaçi i luan lojërat më të pista duke u shtirë sikur i “moderuar, paqësor e kolaborues” ndaj SHBA-ve, keqpërdor edhe përmes “përgëzimeve” t’i kthejë në përkrahje për “idenë e tij për korrigjim-ndarje” siç ishte rasti më Kongresmenin Eliot Engel i zgjedhur në krye të Komitetit për Marrëdhënie më Jashtë në Kongresin Amerikan, që të “ja zbusë zemrën” për t’i dalë krahë në dëme të Kosovës.

Por, ky miop, nuk e dinë së zoti Engel është mik i shqiptarëve i cili asnjëherë nuk bie pre e njerëzve të pandershëm e posaçërisht kur është në pyetje përkrahja nga Presidentit Trump që mund të jetë nën ndikimin apo shantazhimin rus mu sikur vetë Thaçi sepse, dredhive të Putinit më kërkesat e Serbisë dhe shumë i interesuar për tu involvuar në Ballkan, nuk është larg mendsh së, për t’i ndarë sferat e interesit dhe për t’i ikur ndonjë konflikti të simuluar nga Serbia, që të dy të arrijnë ndonjë marrëveshje e ngjashme më atë të vitit 1978, pastaj të viteve 1912/1913, si mundësi për të krijuar paqe në mes Kosovës dhe Serbisë që një mik i imi do të thoshte, sikur kur i lidhur buajt më pajë. Sa i mban peri i hollë buajt?!

Esati me Pashiqin e Hashimi më Vuçiqin, po duan të krijojnë paqe dhe marrëveshje të “qëndrueshme”. Nuk besoj që populli shqiptar i Kosovës por edhe shqiptarët në tërësi, kurrë ma nuk do të pranojnë që tokat shqiptare të copëtohen për të krijuar paqe në Evropë dhe më gjerë. Një thënie e Presidentit Trump tani kohëve të fundit kur thotë së, Amerika nuk do të jetë më polic botëror për të ruajtur paqen dhe qetësinë në dëm të interesave të Amerikës. Atëherë, pse Kosova dhe tokat shqiptare në tërësi, duhët të lejojnë që t’i shkeëuten pjesë pjesë sipas orekseve të armiqve tanë për hir të paqes?

Nëse qëllimi i Thaçit dhe i Serbisë është që të krijohen trazira në raste të ndarjes së veriut, populli i Kosovës nuk do ta pranojë dhe nuk duhet të pranojë sepse, nuk jemi më në atë gjendje të nënshtrohemi dhe përkulemi ndaj çfarëdo presioni e shantazhi, pra, qoftë edhe ndonjë kërkesë e miqve tanë shekullor. Duhet të del një atdhetar dhe të ua thotë troç: Me çdo çmim, nuk ka ma ndarje as copëtim sepse, mjaft jemi copëtuar e sakatuar.

Ne, nuk po kërkojmë tani kthimin e padrejtësisë historike rreth copëtimit të atyre pjesëve që sot janë nën Serbi, Greqi, Maqedoni, Mal të Zi etj.

Por, duhet tu lihet amanet gjeneratave të ardhme kur ndryshojnë rrethanat dhe mentaliteti e armiqve tanë grabitqar, se ato toka në te cilat jetojnë e qëndrojnë, janë të shqiptarëve dhe ato duhet t’i kthehen atij populli që i kanë takuar-shqiptarëve.

Pra ,Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje, mos të bëhen pjesë e turpit historik të ricopëtimit të tokave shqiptare sepse nuk i takojnë kësaj rryme tradhtare e as bashkëpunëtore të armikut-Serbisë.

Koalicioni është para falimentimit, prandaj, sikur i plagosuri, mund të dëmtojnë nëse nuk je syçelë.

Pse presion ndaj viktimës e jo ndaj agresorit?!/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button