Kisha Ortodokse Serbe është ISIS-i i Ballkanit

Nga Mevi Rafuna

Rrugët dje ishin bllokuar për të pritur pelegrinazhin serbë në betejën e tyre të humbur. Siguria ishte në maksimum, për t’i dhënë hapsirë popave sllavë të promovojnë manitë e tyre, duke thirrur prapë në nxitje konflikti dhe betejë të përgjakshme.

Për Kishën Ortodokse Serbo -Sllave, Kosova është vend i shenjtë, dhe si e tillë do të mbetet përgjithmonë.

Loading...

Popi serb Atanasije Jevtiq dje në Gazimestan të Obiliqit tha se “Në emër të zotit do të vijë shpejt dita për të luftu në Kosovë”.

Në emër të Zotit dhe kishës sllave, për një shekull rresht u masakruan, u vranë, u torturuan dhe u përndjekën miliona shqiptarë.

Në emër të Zotit dhe kishës sllave, fëmijëve shqiptarë me 99′ ju nxorën sytë dhe zemra.

Në emër të Zotit dhe kishës sllave, me 99′ nënave shqiptare ju nxorën foshnjet nga barku, në mënyrën më mizore.

Në emër të zotit dhe kishës sllave, femra shqiptare u dhunua, u poshtërua,u ç’njerëzua, për ta shkatërru kështu bërthamën e familjes shqiptare; duke vulosur në mish poshtërimin që i bëhet një kombi.

Pasojat e torturave psiko-fizike nga regjimi serbë me vulën e kishës sllave, sot manifestohen në çdo veprim të shoqërisë sonë, sepse vuajtja është e gjallë dhe si e tillë frymon.

Serbia përveç se nuk kërkon falje për krimet e luftës në Ballkan, ajo i nxit ato, përderisa deklatata e popit sllavë merret si normale dhe frymëzuese për nacionalizmin e tmerrshëm sllavë, përderisa ambicia e tyre për t’u rikthyer në Kosovë, rezulton të jetë tejet e freskët, si mund të këtë një normalizim raportesh mes Kosovës dhe Serbisë, kur kjo e fundit ka tendenca të hapura të grabit edhe diçka që në këtë rast është Mitrovica.

Ata shënuan dje 629 vjetorin e Vidovdanit, ne vazhdojmë të heshtim dhe të shohim shfaqje pasojat e të cilës do i ndiejmë më vonë./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button