Konsullatë nderi e Shqipërisë hapet në Manastir, atje ku lindi shqipja

Qeveria e Maqedonisë mori vendim për hapjen e Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë me seli në Manastir.

Me vendim qeveritar të miratuar më 8 janar të këtij viti dhe të shpallur në Gazetën Zyrtare të RM-së jepet pëlqimi që Ymer Selmani të emërohet konsull nderi i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë me seli në Manastir.

Vendimin qeveritar do ta zbatojë Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë.

Loading...

Përndryshe, nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë deri më sot në Manastir janë hapur 13 konsullata nderi të po kaq shteteve të Evropës. Prej tyre, tri konsullata nderi (Kroacia, Britania e Madhe dhe Sllovenia), përkohësisht nuk punojnë, Republika e Bullgarisë në Manastir ka Konsullatë të Përgjithshme, ndërsa Republika e Greqisë ka Zyrë të Hapur për Lidhje në këtë qytet./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close