‘Kush e ka radhën’? Ambasada e SHBA reagon pas kapjes së Balilit: Përparim drejt BE-së!

, ‘Kush e ka radhën’? Ambasada e SHBA reagon pas kapjes së Balilit: Përparim drejt BE-së!

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas ndalimit të Klement Balilit i kërkuar prej kohësh nga shteti shqiptar dhe i akuzuar për disa vepra penale. Balili një prej personazheve të shumëpërmendura nga ambasada amerikane u dorëzua sot në polici.

“Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE.

Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën”, shkruan ambasada e SHBA në Facebook./ZgjohuShqiptar.info

, ‘Kush e ka radhën’? Ambasada e SHBA reagon pas kapjes së Balilit: Përparim drejt BE-së!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button