Shkëmbimet Shqipëri-Turqi/ Importojmë 700 mln euro mallra dhe eksportojmë vetëm 43 mln euro

Turqia dhe Shqipëria duket se po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të rritur bashkëpunimin jo vetëm në rrafshin politik, por edhe në atë ekonomik.

Në këtë kuadër, vitet e fundit Turqia duket se po kthehet një një partner strategjik në drejtim të investimeve të huaja me rritje të ndjeshme të fluksit të tyre por edhe në drejtim të tregtisë së mallrave.

Sipas INSTAT, volumi tregtar mes vendeve është rritur ndjeshëm ndër vite, ku përfituesja më e madhe padyshim është Turqia pasi vendi ynë importon sasi të konsiderueshme mallrash. Ndër vite pesha e mallrave të importuara nga Turqia ka shfaqur një tendencë gjithnjë e në rritje.

Përgjatë vitit të kaluar, Shqipëria ka importuar 86.1 miliardë lekë mallra nga Turqia gati mbi 700 milionë euro, duke përfshirë veshjet e këpucët, produkte të çelikut, lëndëve djegëse apo artikujt të plastikës e produkte të tjera.

Ndërsa Shqipëria nga ana tjetër, vitin që lamë pas ka eksportuar 5.3 miliardë lekë mallra “Made in Albania” apo rreth 43.4 milion euro në total drejt Turqisë.

Referuar statistikave, eksportet shqiptare kanë njohur një rritje të lehtë në 5 vitet e fundit, megjithatë mbeten ende në nivele mjaft të ulëta.

Ndërsa në total, volumi tregtar mes dy vendeve pra import-eksportet përgjatë vitit të kaluar tejkaloi gjysmë miliardë euro, pasi sipas INSTAT, llogaritet në 747.7 milionë euro vlera e mallrave të shkëmbyera mes dy vendeve./Top Channel

Back to top button