Maqedonia dhe Shqipëria vendosin kontrolle të përbashkëta në Qafëthanë

Për mundësinë e vendosjes së kontrolleve të përbashkëta të organeve kompetente të Maqedonisë dhe Shqipërisë në vendkalimin kufitar Qafëthanë, që do të mundësojë përshpejtim të rrjedhës së udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve transportuese kanë biseduar sot në Pogradec ministrat e Punëve të Brendshme të të dy vendeve, Oliver Spasovski dhe Sandër Leshaj.

Projekti i tillë, i ashtuquajtur “One stop control”, është në fazën përfundimtare para implementimit me Republikën e Serbisë, në vendkalimin kufitar Tabanoc, ndërsa nga shembujt në vendet ku tashmë funksionon rezulton qartë se përgjysmohet koha e pritjes së qytetarëve, ndërsa kursehen edhe resurse, deklaroi MPB.Ministrat e brendshëm të Maqedonisë dhe Shqipërisë, Spasovski dhe LleshajSpasovski dhe Lleshaj në takim e kanë potencuar bashkëpunimin e shkëlqyer mes policëve të të dy vendeve, veçanërisht mes policive kufitare.Dy ministrat u dakorduan që bashkëpunimi mes policive kufitare të të dy shteteve të vazhdojë edhe në të ardhmen në të gjitha nivelet, para se gjithash përmes mbajtjes së rregullt të mbledhjeve, këmbimit të përvojave dhe informacioneve të dobishme për përmirësimin e efikasitetit të menaxhimit kufitar, ndalimit të emigrantëve ilegalë dhe të gjitha formave të krimit tejkufitar./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button