Me futjen e gjuhës shqipe në Kushtetutë do t’u jepej fund temave etnike në Maqedoni

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetar i9 Gostivarit, Arben Taravari sot realizoi takim me tre eurodeputetët të cilët nga afër e përcjellin Maqedoninë, Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Knut Flenkenshtajn.

Taravari për MIA-n thotë se më mirë do të ishte që të pranohet propozimi i tyre për ndryshim të Kushtetutës në pjesën e gjuhëve, por se kompromis do të thotë se të dyja palët lëshojnë pe.

Loading...

Që të tejkalohen spekulimet në opinion, Taravari sqaron se propozimi i tyre për ndryshimet kushtetuese në pjesën e gjuhëve do t’i jepte fund temave etnike, që të mund vendi të kalojë në tema tjera ekonomike dhe sociale, të cilat u janë të rëndësishme qytetarëve.

Ai thotë se me propozimin e tyre në të vërtetë shqiptarëve do t’u kthehen të drejtat të cilat i kanë pasur në kohën e RSF të Jugosllavisë.

“Shumë mirë do të ishte që të zgjidhet në Kushtetutë, të futet në Kushtetutë gjuha shqipe dhe atëherë nuk do të ketë nevojë për ligjin për gjuhët dhe do të shfrytëzohej gjuha shqipe siç është shfrytëzuar në RSFJ. Praktikisht shqiptarët ato të drejta që i kanë pasur në Jugosllavi sërish do t’i kishin. Gjuha shqipe dhe turke ishin gjuhë zyrtare në Jugosllavi”, sqaron kryetari i qytetit të Gostivarit.,

Propozimi i Aleancës nuk u pranua, por, thotë Taravari “do të vendoset për një kohë më të mirë”.

Sa i përket tre kërkesave tjera të partisë së tij, ai mendon se ato janë shumë të pranueshme dhe nuk krijojnë kurrfarë probleme për popullatën etnike të Maqedonisë.

Njëra kërkesë është që në Kushtetutë të shtohet Kosova si shtet fqinj i Maqedonisë përveç Serbisë, Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë. E dyta është ndryshimi i pjesës ku nuk numërohen qytetarët të cilët e përbëjnë Maqedoninë dhe do të qëndrojë “qytetarët e Maqedonisë, populli i Maqedonisë dhe një pjesë e popullit shqiptar, një pjesë e popullit turk, një pjesë e popullit vllah etj”, siç sqaron kryeministri Zoran Zaev.

Sipas Taravarit, kjo jep barazi më të madhe mes qytetarëve me prejardhje të ndryshme etnike.

“Në Preambulën praktikisht u racionalizua, të mos qëndrojnë dy herë dhe të mos ndjehet dikush si kategori e dytë e qytetarëve, tani janë qytetarë të barabartë, të caktuar sipas rendit, ashtu siç janë me përqindje”, thotë kryetari i komunës së Gostivarit.

Për në fund Aleanca për Shqiptarët ofroi dhe fitoi mundësi, që me kërkesë individuale që qëndrojë vetëm “qytetar i Republikës së Maqedonisë Veriore” pa fjalën paraprake “maqedonase”.

“Do të ketë ligj kushtetues, ashtu si për letër njoftim, disa kërkojnë në dy gjuhë, disa në një gjuhë, ashtu do të jetë edhe për shtetësi. Kur të kërkoni letër njoftim ose pasaportë, ose do të kërkoni normalisht siç qëndron: maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë Veriore, ose mund të kërkoni të qëndrojë vetëm qytetar i Republikës së Maqedonisë Veriore”, sqaron Taravari.

Aleanca për Shqiptarët do t’i përkrah amandamentet kushtetuese këtë javë dhe thotë se takimi me Zaevin ka kaluar në atmosferë konstruktive. Ai vlerëson se ka mjaftë deputetë që të kalojnë ndryshimet e nevojshme dhe të votohet Marrëveshja e Prespës nga ana e Maqedonisë.

Mbetet të kalojë Marrëveshja edhe në Greqi. Taravari ka shfaqur shpresë se nuk do të ketë befasi të këqija në Athinë, pasi, siç tha, duke marrë parasysh gjendjen në rajon, posaçërisht në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, “gjithçka është e mundur”.

“Nëse nuk kalon në Greqi, gjithçka mbetet e paqartë, dëshiroj që sa më shpejtë të votohet në Greqi, nuk do të dëshiroja të hyjë në tregime të tilla konspirative, por duke marrë parasysh atë që po ndodh në rajon, gjithçka është e mundur,. Dhe nuk është vetëm rajoni, bëhet fjalë edhe për më gjerë”, tha Arben Taravari për MIA-n./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button