“Meshari’” i Gjon Buzukut, vepër monumentale

Më 5 janar 1555, Gjon Buzuku përfundoi përkthimin e mesharit katolik në gjuhën e atëhershme shqipe, të cilën e filloi si punë më 20 mars 1554. Meshari përbëhej nga 110 fletë (220 faqe), mirëpo kësaj kopjeje i mungojnë 16 fletët e para (32 faqet), ndër to edhe ballina e librit. Të 188 faqet e tekstit përmbajnë 154 000 fjalë me një tërësi fjalori prej rreth 1500 leksemash, dhe janë një minierë ari e vërtetë dhe pasuri e paçmueshme për leksikografët dhe gjuhëtarët historikë.
Vepra përmban Librin e Orëve dhe Librin e Meshës, prandaj dhe është quajtur “Meshar”. Gjuha e veprës është ajo e shqipes së asaj kohe e dialektit të Shqipërisë Veriore e Perëndimore. Për disa tinguj të shqipes si: q, gj, th, dh, z, x, etj; që nuk i përkasin gjuhës latine, autori përdor pesë shkronja që përngjasim me disa shkronja të alfabetit cirilik. Përmbajtja e veprës dëshmon për përdorimin e shqipes në shërbesat fetare. Ka pjesë liturgjike, pjesë për shërbesat shërbesat kishtare të klerikëve. Libri i Mesharit është shkruar me alfabetin latin. Për ilustrim po sjellim një pjesë të shkurtër të kësaj vepre në hyrje të saj:

“…Ndë vjetët 1554 njëzet dit ndë mars zuna nfill, e mbarova ndë vjetët 1555, ndë kallënduor 5 ditë. E se për fat në keshë kun mbë ndonjë vend fëjyem, u duo tuk të jetë fajtë, aj qi të jetë ma i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ndë e mirë…Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë ma e para vepërë e fort e fështirë për të vepruom ndë gluhët tanë…”
(..Ne vitin 1554 me njezet mars e fillova dhe e mbarova në vitin 1555, në dhjetor 5 ditë. E në se, për fat, do të kem gabuar kund më ndonjë vend, unë dua, ku të jetë gabimi, ai që të jetë më i ditur se unë, atë gabim e lus ta ndreq. Sepse nuk çuditem në paça gabuar, duke qenë kjo vepër e parë e fort e vështirë për t’u punuar në gjuhën tonë).

Loading...

Ja Pasthënia e Mesharit:


“U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue ụ kujtuom shumë herë se gluha jonë nukë kish gjā të ṇdigluom ṇ së Shkruomit shenjtë, ṇ së dashunit së botësë sanë desha me ụ fëdigunë, për sā mujta me ditunë, me zdritunë pak mendetë e atyne qi tӫ ṇdiglonjinë, përse ata të mundë mernë sā i naltë e mujtunë e i përmishëriershim anshtë Zotynë atyne qi ta duonë ṃ gjithë zemërë. U lus ṃbas sodi mā shpesh te uini ṃ klishë, përse ju kini me gjegjuni ordhëninë e Tinëzot. E atë në ṃbaronjënë, Zotynë të ketë mëshërier ṃbi ju. E ata qi ṷ monduonë djerie tash, mā mos u mondonjënë. E ju t ini të zgḭiedhunitë e Tinzotë. E përherë Zotynë kā klenë me jū, ju tue ṇdjekunë të dërejtënë e tue lanë të shtrembënënë. E këta ju tue bām, Zotynë ka me shtuom ṇdër jū, se të korëtë taj të ṇglatetë djerie ṇ së vjelash, e të vjeltë djerie ṇ së mbjellash. E u mā duo tӫ ṃbaronj vepërënë teme, Tinëzot tue pëlqyem, Ņdë vjetët M. D. L. IV. njëzet dit ṇdë mars zuna ṇfill, e ṃbarova ṇdë vjetët ṇjë M. D. L. V. ṇdë kallënduor V dit. E se për fat në keshë kun ṃbë ṇdonjë vend fëjyem, u duo tuk të nukë fajtë, aj qi të jetë mā i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ṇde e mirë. Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë mā e para vepër e fort e fështirë për të vepëruom ṃbë gjuhët tanë. Përse ata qi shtamponjinë kishnë të madhe fëtigë, e aqë nukë mundë qëllonjinë se faj të mos banjinë, përse përherë ṇdaj ta nukë mundë jeshë; u tue ṃbajtunë një klishë, ṃbë të dȳ anët më duhē me sheryem. E tash u jam ṇfalë gjithëve, e lutëni Tenëzonë ende për muo”.
Është rasti i parë në histori si dëshmia më e vjetër që fjala e Zotit dëgjohet në gjuhën amtare, në shqipen e vjetër dhe këtë detyrë të perëndishme e përmbushi famullitari Gjon Buzuku nga Veriu i Shqipërisë. Shqiptarët kështu arritën të kenë librin e tyre liturgjik. Ishte koha kur riformimi i Luterit kishte shpallur protestantizmin kundrejt Papës në një revolucion për mënyrën si duhej të lidhej njeriu me Zotin pa hierarki fetare, dhe protestantizmi kishte moto të saj që shërbesat të kryheshin në gjuhën shqipe. Për këtë arsye edhe ky libër ka qenë i dënuar dhe i fshehur, në mos i harruar në shekuj.

Për shumë kohë ky libër u harrua dhe të humbi, por kopjen e fundit dhe të vetme e ruajti Vatikani, në Bibliotekën e vet Apostolike.
Me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, me propozim i Visar Zhitit, si kreu i Ambasadës tonë pranë Selisë së Shenjtë erdhi dhe libri i Gjon Buzukut në Bibliotekën kombëtare në Tiranë pranë shpatës së Gjergj Kastriot Skënderbeut.
‘’Mesharin’’ e dixhitalizuar Papa Françesku ua dhuroi shqiptarëve në vizitën e Tij apostolike si një dhuratë për gjithë popullin shqiptar. ‘’Meshari’’ mbetet një vepër e rëndësisë shumë të madhe dhe përpjekjes së klerit të krishterë shqiptar për të identitetin kombëtar e shpirtëror, për ta mbajtur të lidhur fort me dritën e Shëlbimit të Krishtit dhe me dritën e qytetërimit perëndimor. Mos harrojmë se në mesjetë pushteti i kishës ka qenë i një rëndësie të madhe kultuore, ekonomie si dhe politike.
Dom Gjon Buzuku në vepër jep të dhëna për kohën e tij në gjuhën shqipe, pra në gjuhën e popullit për ta njohur e edukuar dhe zhvilluar kulturën e popullit në fenë e vet.
Meshari i Buzuku është libër liturgjik që ndryshe studiuesit e krahasojnë me COMES, apo Epistolar, Leksionar siç i quanin liturgjistët e mesjetës librat që përmbanin pjesë të Biblës e lutje të ndryshme për t’u lexuar në Meshës gjatë vitit liturgjik kishtar.

Në të vërtet në këtë vepër COMES kemi: Oficen e Zojës, Shtatë Psalmet pendestare, Litanitë e Shenjtorëve, disa pjesë të Ritualit (mbi Sakramentin e Martesës), Urdhërimet e Zotit dhe pjesë tjera të katekizmit e Meshët, për tërë vitin e liturgjisë kishtare, ndër festa të luajtshme e të paluajtshme.
Shumë studiues kanë bërë studime të mirrëfillta shkencore dhe i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë, si Atë Justin Rrota, N. Jokli, E. Çabej, I. Zamputi, G. Schiro, M. Roques, G. Petrotta, C. Tagliavini, N. Resuli, M. Camaj , E. Sedaj, V. Putaneci, T. Lladani e tjerë.
Në Bibliotekën e Propaganda Fides, më 1740 u zbulua, afër Romës, meshari i Dom Gjon Buzukut(1555), e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova. Ai njoftoi Gjergj Guxetën në Palermo të cilit i dërgoi një faqe. Libri mendohet të jetë shtypur në Venedik në alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt shqip.
Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe. Ky zbulim mbeti në heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot me shënimin e Katalogu: R.G, Liturgiua III 194.
Përgatiti Eugent Kllapi /ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button