Ministri gjerman e pranon: Kosova ka plotësuar kushtet, duhet të mbajmë premtimin për viza

, Ministri gjerman e pranon: Kosova ka plotësuar kushtet, duhet të mbajmë premtimin për viza

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka thënë se do të angazhohet që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në vendet e europës.

Pas takimit që pati në Berlin me ministrin Pacolli, ministri Maas theksoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e saj ndaj dhe do të punojë që të realizohet ky qëllim për liberalizimin e vizave për kosovarët.

”Është një temë që sot e kemi diskutuar me Behgjet Pacollin. Për cështjen e lëvizjes pa viza, ka disa kushte që duhen plotësuar në mënyrë të vecantë është bërë fjalë për 95 kritere që janë plotësuar të gjitha nga Kosova”.

”Ne duhet të mbajmë premtimet tona, shikojmë që proceset reformative brenda Kosovës janë duke u zhvilluar në mënyrë konsekuente. Ndaj dhe brenda Qeverisë Federale si dhe rrethit të anëtarëve të Bashkimit Europian unë do të angazhohem që do të realizohet edhe ky qëllim”.

Ndryshe, Kosova në fund të vitit që mbeti pas dështoi të merrte liberalizimin e vizave, ani pse Komisioni Evropian kishte theksuar se shteti kosovar kishte plotësuar të gjitha kushtet/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button