Mustafa: Tani është momenti historik që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, periudhën e tanishme po e cilëson si kohën e duhur që të ndodhë bashkimi i Luginës me Kosovën.

Duke folur për gazetën zvicerane, ‘LeTemps’, Mustafa ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhe të sigurojë zhvillim ekonomik dhe integrim të shqiptarëve, mirëpo sipas tij një gjë e tillë është vështirë e arritshme.

Loading...

“Marrëveshjet e paqes që u arritën tentuan sigurimin e paqes, zhvillimit ekonomik, dhe integrimit politik të shqiptarëve, mirëpo asnjëra nga këto nuk erdhi”, thotë ai.

Në një situatë të tillë, shton ai, tani është koha që Presheva të bashkohet me Kosovën.

“Sot ne kemi shansën historike që të bashkohemi me Kosovën”, thotë ai.

Megjithatë, Mustafa është skeptik se Beogradi do të lëshojë pe për të gjithë Luginën e Preshevës, territor ky me rëndësi strategjike për Serbinë.

Theksojmë se ideja e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën ishte vënë fillimisht në tavolinë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në atë që ai e quante korrigjim të kufirit.

Ideja në fjalë nuk e kishte gjetur përkrahjen e opozitës, të cilët vazhdimisht kanë konsideruar se kjo nuk do të thotë asgjë tjetër pos shkëmbim territoresh. /Lajmi.net/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button