Nuk mbyllen transmetimet analoge në Shqipëri, AMA e rishtyn sërisht për në…

, Nuk mbyllen transmetimet analoge në Shqipëri, AMA e rishtyn sërisht për në…

Mbyllja e transmetimeve analoge televizive në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë, që ishte parashikuar për në datën 15 janar 2019, është shtyrë për në datën 1 shtator 2019.Në këto dy qarqe aktualisht ekzistojnë të dyja teknologjitë e transmetimit, si ato analoge ashtu edhe ato numerike.AMA ka njoftuar se kjo metodë transmetimi e cila garanton vazhdimësinë e marrjes së transmetimeve televizive edhe gjatë periudhës tranzitore, do të vijojë deri në datën 1 Shtator 2019.Autoriteti i Mediave Audiovizive argumenton se vendimi për digjitalizimin është shtyrë, pasi ka marrë parasysh se në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë është përqendruar numri më i madh i banorëve dhe se deri më tani nuk është siguruar sasia e mjaftueshme e dekoderave të tipit DVB-T2./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button