Ora e historisë punon ngadalë, po nuk ndalon kurrë!

Nuk është mataforë,
por shumë e vërtetë,
se si historia,
ka orën e vet!

Nuk ka ingranazhe,
rrotulla dhe gurë,
por kurdiset veté,
dhe nuk ndalon kurrë!

Loading...

Nëse mendon fushën,
hiç mos u çudit,
një ndarje sekonde,
mund të jetë një vit!

Në fushën e orës,
unë shoh historinë,
se si ka punuar,
dhe për Shqipërinë!

Në fushën e saj,
gjithë ngjarjet janë shkruar,
vërtet shumë ngadalë,
po prapë ka punuar!

Para njëqind vjetësh,
neve na coptuan,
dhe përfundimtare,
ndarjen e menduan!

Ndarjen e menduan,
si përfundimtare,
po ne kemi sot,
dy shtete shqiptare!

Për këtë u deshën,
gati njëqind vjet,
dhe tani bashkimi,
është formalitet!

Orë e historisë,
në heshtje punonte,
Kosovën më vehte,
pak kush e mendonte!

Orë e historisë,
asnjë çast s’humbet,
gabimet e saj,
i korrigjon vetë!

Në fushën e saj,
gjithmonë ka një ditë,
që korrigjon veten,
dhe padrejtësitë!

Procesi i bashkimit,
tani ka filluar,
por ora sekretet,
s’na i ka treguar!

Orën e kuptojnë,
njerëz shumë të paktë,
por dhe pa e njohur,
ajo punon saktë!

Procesi i lindjes,
është perfekt dhe piké,
orë e historisë,
s’pranon shtataniké!

Kur mbushen nëntë muaj,
foshnja do të dali,
se kur i vjen koha,
asgjë s’mund ta ndali!

Këtë rast e solla,
si figuracion,
sepse çdo proces,
një kohë e kërkon!

Është ajo që thuhet,
super e vërtetë,
se çdo gjë do bëhet,
né kohën e vet!.

Mund té tingëllojë,
sot thënie fatale,
por them do ribëhet,
Shqipja Natyrale!

Do bashkohem trojet,
e gjithë Shqipërisë,
për këtë punon,
Orë e Historisë!

Edhe kur të bëhet,
kemi për të thënë:
“Nuk e kemi ditur,
sa kollaj ka qënë!”

A.DUKA/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button