Osmani thirrje Kosovës dhe Serbisë: Ndiqni shembullin tonë!

Qeveria në Shkup paralajmëron se më në fund do t’i kushtoj vëmendje agjendës së brendshme me energjinë e njëjtë siç i është përkushtuar politikës së jashtme gjerësisht zhbllokimit të proceseve integruese dhe zgjidhjen e kontestit me emrin.

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska paralajmëroi modernizimin e Armatës si pjesë e procesi së anëtarësimit në NATO.

Loading...

Këtë vit ajo pret që në suazat e 70 vjetorit të Aleancës, Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e kësaj familje.

“Lajmet e mira nga Maqedonia kanë ndikuar edhe tek aleatët tanë. Për këtë, presim nga ana jonë dhe nga ana e aleatëve agjendë serioze dhe të shpejtë për aderimin tonë në Aleancë. Kur aleatët do ta shohin përkushtimin dhe guximin tuaj, kur do të shohin se po e respektoni fjalën dhe se atë që do ta paralajmëroni edhe do ta realizoni, edhe ata do të bëhen më ambicioz”– tha Radmilla Sheqerinska, ministre e Mbrojtjes.

Për zv/ kryeministrin Bujar Osmani, integrimi i jashtëm nuk është i plotë pa integrimin e brendshëm, kështu që bëri thirrje që të vazhdohet me procesin e pajtimit në shoqëri.
Sipas tij, Marrëveshja e Prespës është bërë simbol i zgjidhjes së çështjeve të hapura në Ballkan – u bëri thirrje fqinjëve t’u shërbejë si shembull.
“Dua që këtë mesazh të inkurajimit ta dërgoj më së shumti tek fqinjët tanë, Kosovë dhe Serbi. Edhe ata t’i hapin dhe zgjerojnë horizontet e tyre politike dhe të krijojnë mundësi për kompromis politik që do të jetë një sukses për të gjithë rajonin”- pohoi Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për Eurointegrime.
Për Ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, me përmbushjen e detyrimeve tona nga Marrëveshja e Prespës, Maqedonia e zgjidh problemin më të madh të politikës së jashtme dhe e rrethon shtëpinë e shtetësisë së saj.
“Do të ketë vuajtje, megjithatë, do të jetë shumë më lehtë të zgjidhet pas këtij hapi të madh. Ne obligimet tona i kemi përfunduar dhe presim që edhe pala greke t’i plotësojë detyrimet e saja për t’i vënë pikë këtij problemi të vështirë që është zvarritur për aq kohë“– pohoi Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë.
Për thirrjet e opozitës për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, Shekerinska thotë se pas një skenari të tillë, LSDM-ja do ta respektojë ligjin dhe do të pranonte një qeveri teknike.
Konfirmoi se partia në pushtet do të rishikojë seriozisht një iniciativë të tillë.
Megjithatë, për Osmanin, zgjedhjet janë në favor të BDI-së, sepse sondazhet kanë treguar rejting më të lartë, por megjithatë konsideron se në këtë periudhë fokusi duhet të jetë në proceset e integrimit evropian dhe në reformat e brendshme, e jo në zgjedhje, raporton Alsat. /ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button