“S’përfillim taksën”, Gjuriç: Po furnizojmë me mallra serbët në veri

“Po arrijmë të gjejmë mënyra që t’i furnizojmë me mallra qytetarët serb në veri pavarësisht taksës së vendosur nga Kosova”, kështu është bërë me dije nga drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç.

, “S’përfillim taksën”, Gjuriç: Po furnizojmë me mallra serbët në veri

I pyetur në një intervistë në ‘Politika’ se si Beogradi arrin të ndihmojë serbët pavarësisht taksës, Gjuriç nuk ka dashur të japë shpjegime të hollësishme se si po ia dilte mbanë, “i cili do të shërbente vetëm si një justifikim për presione të reja”, por “është e rëndësishme të keni bukë, qumësht, mish, miell. vaj ”, tha ai.

Vlen të kujtojmë se muajin e kaluar, Serbia u mundua të inskenoj një krizë humanitare në veri por që nuk funksionojë.

Back to top button