Përsëri e njëjta këngë: Opozita deshiron destabilizim për të shpëtuar gjënë e vjedhur

Nga Spartak Ngjela/

Përsëri e njëjta këngë: liderët e PD-së duan revoltë popullore.

Përse? Kundër kryeministrit aktual. Për çfarë? Për asnjë propozim. Po pse duhet realisht revolta? Për të sjellë destabilizim. Po destabilizimin e Shqipërisë përse e duan? Ashtu sikurse edhe përpara një viti: për të shpëtuar gjënë e vjedhur. A mund të shpjegohet më qartë kjo? Shumë e thjeshtë: të shkatërrohet Shqipëria nga një luftë e brendshme anarkike, që këta të korruptuar që tani janë kapur dhe do të jenë pas një muaji subjekte të Prokurorisë së Posaçme, të largohen lirshëm nga Shqipëria me gjënë e vjedhur në korrupsion.

Loading...

Po Rama?

Edhe ky këtë po kërkon dhe kuptohet se ka shpresë te këta. Bashkë janë, dhe këtë e kanë përpjekjen e fundit. Ku dallohet ky projekt destabilizues i përbashkët Rama – Berisha? Është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar: Si mund të ngresh një shumësi personash ti pa iu thënë atyre se çfarë do të fitojnë me revoltën e tyre, dhe çfarë do të fitojë shoqëria në përgjithësi? Asgjë. Asnjë propozim. Po si e mendojnë revoltën? Kanë shpresë që në destabilizimin e Shqipërisë do marrë pjesë edhe policia e shtetit. Po a mund të ndodhë kjo? Si ëndërra e gomarit më duket, por gjithsesi Berisha e kompani e shpresojnë, se Rama ka rikthyer në polici drejtorët e Berishës të pushuar në këta dy vjetët e fundit./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button