Podgorica stoliset me flamuj shqiptar (VIDEO)

Podgorica sot ka aguar e “ stolisur” me flamuj shqiptar në nderim të vizitës së presidentit shqiptar Ilir Meta shkruan, “Sputnik” transmeton “Bota Sot”.

Si shkruan Sputnik, presidenti shqiptar Meta me ftesë të presidentit malazez Milo Gjukanoviq nesër do të bëjë vizitë zyrtare Malit të Zi.

Loading...

Meta pritet të takohet me përfaqësuesit e subjekteve shqiptare në Malin e Zi dhe kjo do të jetë vizita e dytë në vendin fqinj në 6 muajt e fundit.

“Kur të shihet Podgorica e vërshuar me flamuj shqiptar, krijohet përshtypja se plani I kryeministrit shqiptar Edi Rama për heqjen e kufijve me Malin e Zi është realizuar”, shkruan portal malazez IN4S.

Përndryshe Edi Rama në fjalimin me rastin e vitit të ri ka theksuar se hapja e kufirit me Kosovën është vetëm fillimi dhe se është në plan që veprimi I njëjtë të bëhet edhe me Malin e Zi me Maqedoninë dhe Greqinë. “Besoj se në pranverë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës do të jenë sipas kritereve të marrëveshjes së Shengenit. Në të ardhmen e afërme presim që me parim të njëjtë edhe modifikimin e kufijve me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Greqinë” pat thënë Rama./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button