Policia serbe fillon bastisjen e shtëpive të shqiptarëve në Preshevë

Policia e Serbisë vetëm në muajin dhjetor i ka kryer disa bastisje në Luginën e Preshevës.

Mes shtëpive të bastisura, janë ato të një ish ushtari të UÇPMB-së dhe të një dëshmori, shkruan Gazeta inFokus.

Loading...

Këtë lajm e ka konfirmuar për inFokus, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë, Ragmi Mustafa.

Ai i ka quajtur këto bastisje si presion ndaj qytetarëve.

“Deri tash kanë ndodhur edhe disa bastisje në dy – tre vende gjatë muajit dhjetor. Policia ka pasur urdhëresë për t’i bastisur dhe ne nuk kemi marrë sqarime. Një ka shtëpi e bastisur ka qenë familje e një dëshmori, kurse tjetra ish-ushtari të UÇPMB-së”, ka treguar Mustafa.

Gjithë këto bastisje, ai i ka konsideruar si presion ndaj qytetarëve të Preshevës, duke theksuar se atje janë shtuar edhe forcat militare serbe, të cilat në mënyrë periodike po e kontrollojnë trafikun rrugor.

E qytetarët atje, Mustafa tregon se janë në një paqartësi të madhe.

“Në këto momente që po flasim sa i përket gjendjes ekziston një paqartësi e madhe, njerëzit nuk e kanë të qartë se çka do të ndodhë. Shumë shpresojnë se do të ndryshojë gjendja e shqiptarëve të Preshevës”, ka deklaruar Mustafa./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button