Priten telefonata nga Shtëpia e Bardhë drejt Tiranës e Prishtinës?

Këshilltari kryesor i Presidentit Donald Trump, John Bolton, do të ketë sot një agjendë të ngjeshur telefonatash me liderët kryesorë të Tiranës dhe Prishtinës.

Të paktën kështu thonë burime diplomatike të cituara nga Javanews pranë qeverisë.

Loading...

Sipas tyre, Bolton do tu telefonojë nga Shtëpia e Bardhë 2 kryeministrave në Shqipëri dhe Kosovë, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.

Rama pritet të ketë këtë telefonatë në orët në vijim.

Nuk jepen detaje të këtij komunikimi që konsiderohet i një rëndësie të veçantë.

Bolton është i përfshirë personalisht në procesin e bisedimeve Kosovë –Serbi./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button