Shkruajnë në veturën me borë UÇK, kështu e pësojnë tre shqiptar në Beograd!

Tre shqiptarë të cilët mes datës 6 dhe 7 janar në qendër të Beogradit kanë shkruar simbolet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në veturat e mbuluara me borë, janë arrestuar dhe pastaj janë dënuar me procedura super të shpejta me nga 55 ditë secili, transmeton Zeri.info.

Policia kishte reaguar shpejt ndaj këtij incidenti dhe kishte arritur të zbuloj dhe pastaj të arrestoj vëllezërit Ibo Bajramin 20-vjeç, Shpreson Bajramin 22-vjeç me vendbanim në Beograd dhe Daniel Kryeziun 25-vjeç nga Prizreni.

Loading...

Ata mbrëmjen në fjalë, në dhjetëra vetura të parkuara të cilat ishin mbuluar nga bora, kishin shkruar mbishkrimin UÇK, ku sipas mediave serbe, qytetarët e frikësuar, kishin lajmëruar policinë.

Pas arrestimit, policia të rinjtë shqiptarë i ka dërguar tek gjykatësi për kundërvajtje, i cili menjëherë u ka shqipruar dënimet me burg./ZERI/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button