“Shqipëria me popullsi të re”, EUROSTAT: Mesatarja e moshës 38.2 vjeç

Popullsia shqiptare është një ndër më të rejat në Europë. Sipas të dhënave të Eurostat mosha mesatare gjatë vitit 2022 rezulton se është 38.2 vjeç.

Nëse bëjmë një krahasim me moshën mesatare të popullsisë në vendet e Bashkimit Europian  ajo rezulton 44.4 vjeç, ndërsa Shqipëria vijon ende të mbetet një nga popullsitë më të reja, duke u renditur e  gjashta në  Europë.

Po pavarësisht kësaj plakja e popollsisë ka ecur me ritme të shpejta gjatë dekadës së fundit  me gati  me 5 vite. Sipas Eurostat në vitin 2012 mosha mesatare në Shqipëri ishte 33.2 vjeçe nga 38.2 që ka arritur në  vitin  2022.

Nga të dhënat konstatohet po ashtu se Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë mbi 65 vjeç nëse e krahasojmë me vendet e rajonit.Pas nesh renditet Mali i Zi,Maqedonia dhe Serbia. Në të gjithë vendet e BE-së, mosha mesatare varion nga 38.3 vjeç në Qipro deri në 48 vjeç në Itali . populli më i plakur në Europë rezultojnë  italianët të   ndjekur nga Portugalia ,Finlanda dhe Greqia.

Mosha mesatare e popullsisë

Viti 2012      33.2 vjeçe

Viti 2022      38.2 vjeçe

Back to top button