Priten largime të tjera nga PS? Pedagogu zbulon planin e Ramës: Kanë qenë të befasishme…

Pedagogu Roland Qafoku është shprehur ditën e sotme se kreu i qeverisë Edi Rama e do të pastër partinë e tij, larg SPAK.

Në një intervistë televizive, Qafoku theksoi se Rama me këtë opozitë mund të bëjë ç’të dojë.

“Rama e bëri pastrimin e parë në parti e shkriu të gjithë sekretariatin. Ripërtëritja e kabineteve të Ramës kanë qenë të befasishme. Rama me këtë opozitë bën çfarë të dojë.

Saimir Tahiri kishte mbështetje, kush e mbështet Ahmetajn në PS? Në aspektin juridik është personale. Deklarata e Ramës në lidhje me kabinetin qeveritar është e pamjaftueshme. Çfarë zbuloi Rama që e lëshoi Ahmetajn”- tha ai.

Back to top button