Studentët e ‘ngujuar’ dalin me deklaratë: Shqiptarë, na mbroni nga policia!

Dhjetëra studentë të Tiranës, që janë ngujuar në ambientet e fakulteteve, kanë dalë mbrëmjen e së dielës me një deklaratë publike.

Duke vijuar thirrjet për bojkot të mësimit, ata u shprehën se forma protesta e tyre do të vijojë pa afat.

Loading...

Në deklaratën e lexuar para mikrofonëve, studentët u bënë thirrje edhe pedagogëve për t’u bashkuar në protestë.

Referuar përplasjeve me policinë, ata u shprehën se kërkojnë ndihmën e qytetarëve, shkruan JavaNews.al

“I lutemi qytetarëve të mblidhen në oborret e fakulteteve dhe të na mbrojnë nga dhuna policore” – u shprehën protestuesit mbrëmjen e së dielës.

Ata kërkojnë rrëzimin e Ligjit për Arsimin e Lartë si kusht për të ndërprerë bojkotin dhe për t’iu rikthyer auditorëve.

Po sot, Kryeministri Edi Rama deklaroi se të hënën përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit do të vendosen pranë sekretariateve të Universiteteve.

Kjo gjë sipas kryeministrit do të bëhet për të asistuar studentët që duan shpjegime lidhur me VKM-të mbi tarifat dhe bursat brenda janarit./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button