Thaçi flet për marrëveshjen me Serbinë: Ka të bëjë me korrigjimin e kufijve

, Thaçi flet për marrëveshjen me Serbinë: Ka të bëjë me korrigjimin e kufijve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar se marrëveshja finale me Serbinë nënkupton edhe ‘korrigjimin’ e kufijve.“Kjo marrëveshje nuk ka të bëjë vetëm me korrigjimin e kufijve, por edhe me aspekte të tjera”, ka shkruar ai në një postim në Facebook pjesë të përgjigjeve të tij dhënë për agjencinë e lajmeve të Austrisë (APA), e pikërisht për gazetarin Martin Auernheimer.“Kjo marrëveshje do të jetë gjithëpërfshirëse, e cila trajton edhe çështje të tjera, si çështjen e personave të zhdukur nga lufta e fundit, të cilët edhe më tutje nuk janë kthyer në vendlindje”, ka sqaruar më pas Presidenti i Kosovës.Thaçi ka shkruar se marrëveshja do të krijojë më shumë stabilitet dhe paqe në rajon, mundësonte anëtarësimin e të dyja vendeve në BE, nënkupton që nuk do të ketë më kufij monoetnik e që trajton edhe çështjen e personave të zhdukur.Aktualisht, Kosova ka hyrë në dialog me Serbinë, edhe me një Ekip Negociator të cilin e udhëheq Fatmir LImaj e Shpend Ahmetin si lehtësues të marrëveshjes që do të arrihet në mes të Hashim Thaçit dhe Presidentit serb, Aleksander Vuçiç./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button