Tomas Guidara, një argjentinas me origjinë arbëreshe për Kombëtaren Shqiptare

Një futbollist nga Argjentina mund të luajë shpejt për kombëtaren shqiptare. Trajneri Panuçi i dërgon ftesë mbrojtësit me origjinë arbëreshe, Tomas Guidara, raporton abcnews.al.

Edhe Shqipëria mund ta bëjë natyralizimin e parë. Kombëtarja është në ndjekje të një lojtari në Argjentinë, të quajtur Tomas Guidara, dhe që luan për Belgranon në elitën e futbollit të atij vendi.

Loading...

Pozicioni i tij është mbrojtës i djathtë, mosha 22-vjeçare, ndërsa origjina mësohet se është nga arbëreshët e Italisë.

Mediat argjentinase informojnë se Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një kërkesë futbollistit, dhe pret një përgjigje.

“Kadena 3”: Kombëtarja e Shqipërisë dëshiron të natyralizojë Tomas Guidarën!

“Mundo.Lavoz”: Bëhet zyrtar, interesi i Shqipërisë për Guidarën!

Fillimisht, lajmi kishte dalë në gazetën “Ole” që në nëntor të vitit të kaluar, por nuk pati vazhdimësi, ndonëse duket se trajneri i kombëtares, Panuçi, e ka ndjekur Guidarën për t’u bindur përfundimisht për të.

Vetë italiani pohon se e ka ndjekur lojtarin, por nuk është se ka folur direkt me të.

Ende nuk dihet se cila do të jetë përgjigja e mbrojtësit të djathtë, por në Federatë shpresojnë që ai të vendosë shpejt, në mënyrë që të jetë gati për eleminatoret e Europianit që fillojnë në muajin mars./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button