Varrezë e re për ushtarakët grekë në Dragot të Tepelenës

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë të rënë në vendin tonë gjatë luftës greko-italiane(vërejtje: në përgjithësi historiografia shqiptare e ka njohur si lufta italo-greke) të viteve 1940-1941, parashikon ndërtimin edhe të një varreze tjetër në Dragot të Tepelenës.

Qeveria nuk e ka bërë publik më parë këtë gjë, por kjo zbulohet në Vendimi nr. 764, datë 27.12.2018, “Për miratimin e programit të përgjithshëm analitik të projektakteve, që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2019”, në kuadër të të cilit parashikohet edhe një Projektvendim i posaçëm “Për shpronësimin, për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “varreve greke në Dragot, Tepelenë në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy qeverive…”.

Loading...

Në argumentimin e vet, qeveria thekson se kjo varrezë është pjesë e detyrimeve të marrëveshjes që rrjedh nga një ligj i ratifikuar në vitin 2010, kur në qeveri ishte Sali Berisha.

Propozues të projektaktit, pra ministritë e linjës që do të propozojnë janë Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Infrastrukutrës dhe Energjisë, gjatë katëmujorit të dytë të vitit 2019. Duhet thënë se në Dragot është planifikuar edhe ndërtimi i një ure të re nga ARRSH.

Në Shqipëri janë ndërtuar deri më tani dy vendprehje për ushtarakët grekë, në Bularat të Gjirokastrës dhe në Këlcyrë të Përmetit./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button