Vazhdon agresioni diplomatik i Serbisë, i tërheqin Kosovës edhe një njohje

Serbia e ka vazhduar fushatën agresive për t’i tërhequr njohjet e Kosovës. Ivica Daçiç thotë se edhe Palauit ka vendosur ta çnjohë shtetin kosovar. Në këtë mënyrë, Serbinë s’e ka ndalur fare taksa ndaj produkteve serbe e Kosovës për të mos ndërmarrë agresione të tilla diplomatike.
Në një deklaratë për televizionin serb “Pink”, Daçiçi tha se presidenti i Palauit ka mbërritur në Beograd dhe nesër do të ketë takim me presidentin serb, Vuçiç, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se është ende herët nëse edhe Saint Kitts dhe Nevis do të tërheqë njohjen, por, sipas tij, “ka gjasa që kjo të ndodhë”.

Loading...

Edhe fëmijët e mi më pyesin shpesh se ku gjenden shtete të caktuara, por ato shtete kanë të drejta të barabarta [në OKB] sikurse Kina. Unë rregullisht ua tregoj hartën të gjithëve kush e ka njohur Kosovën e kush jo. Po ti rreferohemi territoreve jemi në përparësi të madhe”, ka shtuar Daçiçi.Shefi i diplomacisë serbe shtoi se pret që muajve të ardhshëm, numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën të bie në 96.Fatmir Haxholli, këshilltar politik i ministrit Behgjet Pacolli, thënë për KTV-në se këto janë pretendime të shtetit serb për ta dëmtuar Kosovën.“Në çastin që hapet perspektiva e aplikimit për anëtarësim në OKB, ne do ja bashkëngjesimin aplikacionit edhe njohjet dhe pastaj, le të shohim se a do të mund të shërbehet Serbia me praktika dhe dokumente skandaloze që ajo i quan çnjohje”, ka thanë Haxholli. “Çnjohja si koncept dhe si praktikë nuk ekziston në marrëdhënie mes shteteve, dhe kushdo që pretendon ndryshe, shkel me dy këmbët ligjin dhe të drejtën publike ndërkombëtare. Serbia po shërbehet më këtë temë me qëllim të ndërtimit të një narracioni të rrejshëm, të cilin synon ta shfrytëzojë si kartë për koncesione në dialog”, ka thënë Haxholli./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button