VIDEO/ Njihuni me distilin e rrallë në luginën e Tepelenës, si laheshin rrobat para 200 vjetësh

Quheshin “distile” dhe shërbenin 200 vite më parë për larjen e rrobave sidomos të leshit. Një distil i tillë natyror ka mbijetuar dhe punon ende në Luginën e Bënçës, në Tepelenë.Ana Bello zbret nga Teqeja Bektashiane e Turanit jo me kuaj, si vajzat e dikurshme, por me një autoveturë të vogël. Është atmosfera e Festes së Bajramit dhe ka sjellë disa nga shtrojet e teqesë për t’i larë.Ana i tha korrespondentin të Zërit të Amerikës Raimond Kola se në fshatin e saj Qesarat tradita e punimit të leshit ruhet ende. Pasi bisedon me Kristinën,të zonjën e Distilit, Ana do të kthehet sërish një ditë më vonë për të marrë shtrojet e lara. Uji bie me presion dhe Kristina Bleta fut herë pas here shtrojet e leshta për ti nxjerrë të bëra dritë…Kjo zonë ruan mjeshtëri disaqindravjecare që disa organizata mjedisore synojnë t`i ruajnë në formën e një ekomuzeumi./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button