“Washington Post” për Shqipërinë: Tradita të lashta e plazhe mesdhetare, me çmime të ulëta!

Prestigjiozja amerikane “Washington Post” ka publikuar një artikull për turizmin në Shqipëri ku evidentohen jo vetëm bukuritë natyrore të vendit por edhe pasuria folklorike e mbi të gjitha çmimet e ulëta.

Autorja Mary Winston Nicklin bën një përshkrim të rrugëtimit të saj në Shqipëri duke evidentuar panoramën mbresëlënëse që ofrojnë rrugët e vendit por gjithashtu duke vlerësuar legjendat e shumta dhe elementet historike që ofrohen.

Loading...

Ndërsa rrugëton në plazhet e jugut, zonën e Butrintit apo Beratit, autorja thekson mikpritjen e shqiptarëve si një element që i ka bërë përshtypje. E sa i përket kostove, ajo bën krahasimet me Greqinë ku diferenca në çmim është e konsiderueshme.

“Ndërsa një drekë për dy persona në Korfuzin e afërt, një destinacion popullor i Greqisë, mund të kushtonte lehtësisht 60 dolarë,në Shqipëri darka na kushtoi më pak se 20 dollarë” shkruan ajo./ZgjohuShqiptar.info

Artikulli original: https://www.washingtonpost.com/lifestyle/travel/in-albania-age-old-traditions-and-mediterranean-beaches-on-the-cheap/2019/01/10/9a744ca2-0d1e-11e9-831f-3aa2c2be4cbd_story.html?noredirect=on&utm_term=.543f7e92570c

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button