Zaganjori, ka shitur 118 herë të njëjtën temë “Diplome” dhe 145 herë për “Master” në Juridik shtet e privat

Jo vetëm duhen verifikuar gradat “Prof. Dr” të llojit Monika, Manstirliu e Gjylameti, por duhen bllokuar urgjentisht, dhënia e gradave shkencore deri në standardizim të procesit, si dhe duhen monitoruar, arkivuar e verifikuar, të gjithë punimet me të cilët jepen diploma e tituj “Master”, mbasi diplomimi dhe cilësia në arsimin e lartë, është tjetërsuar në tezgë tregu

Një skandal tjetër, zbulohet nga “karriera” korruptive e kreut të Gjykatës së Lartë, zyrtarit të drejtësisë shqiptare, me pasuri 1 miliardë lekë, të vendosura sipas tij, vetëm me borderonë e punës, pa pasur asnjë biznes privat.

Loading...

Mirëpo, një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë, gjatë protestës studentore që do rifilloj më 7 janar 2019, do të publikojnë një skandal të Xhezair Zaganjorit, që lidhet me aktivitetin e tij, si “profesor” në këtë fakultet.

Sipas investigimit të tyre, “profesor” Zaganjori, paska edhe burime të tjera financiare, që i shtojnë llogaritë e pasuritë, një ndër të cilët, është biznesi i temave të diplomave, titujve “Master” e gradave shkencore, për studentët dhe doktorantët e drejtësisë më shtet e privat.

Nga të dhënat që kanë ”hetuar” e zbuluar stundentët, rezulton se Xhezair Zaganjori, vepron si “punishte” e treg temash dhe punimesh shkencore, të cilat ua shet studentëve, në fshehtësi e “kofindencialitet” si tregtar dhe pastaj, ua kontrollon e ua vlerëson si “profesor”.

Por sekreti i biznesit që bën Xhezairi, nuk qëndron vetëm tek shitja, por edhe tek rishitja disa here, e të njëjtit punim apo temë diplome, “Master”-i e doktorature, tek studentë e doktorantë të ndryshëm, të çdo viti.

Nuk e dimë, nëse arkivat e departamenteve, apo Biblioteka Shkencore e Fakultetit, i mbajnë në ruajtje këto tema e punime shkencore, por tashmë, dimë faktin që kanë zbuluar studentët, që me të njëjtat punime të “profesor Xhezit”, janë diplomuar e graduar persona të ndryshëm.

Sipas të dhënave, që disponon “Pamfleti”, profesor Zaganjori ka shitur 118 herë të njëjtën temë për diplomë, 145 për studime “Master” dhe 37 herë, për titullin “Doktor”, shitur për studentë e doktorantë, të universitetit shtetëror dhe atyre private./Pamfleti/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button