Zvicra e mbushur me të huaj, ja ku renditen shqiptarët

Në Zvicër jetojnë 2.1 milionë persona të huaj. Në shtetin helvetik janë 122 grupe të mëdha nga vendet e huaja. Me një popullsi të përgjithshme prej 8.526 milionë banorë, kjo përbën 25% të të huajve. Në bazë të këtyre të dhënëve, Zvicra është me të vërtetë një shembull kryesor i integrimit të suksesshëm.

Shumica e të huajve në Zvicër (85.9%) janë nga Evropa. Pastaj janë nga Azia, Afrika, Amerika dhe Oqeania. Sipas këtij raporti, në Zvicër më së shumti të huaj ka nga Italia, Gjermania dhe Portugalia, duke u ndjekur nga Franca, Kosova, Spanja dhe Turqia, shkruan Albinfo.ch.

Loading...

Pra, në bazë të raportit, shtetasit nga Kosova renditen në vendin e pestë me 113 380 banorë. Qytetarët e Shqipërisë në Zvicër janë vetëm 1916 duke u renditur në listë e 70-ta. Maqedonia është në vendin e tetë dhe Serbia në të nëntin. /Telegrafi/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button