4 qytetet shqiptare ku ka më shumë ngacmime e dhunë në Instagram

Fëmijët shqiptarë që kanë akses në internet kanë pak mbrojtje nga materialet e dëmshme për ta online, si dhe kërcënimet që mund t’u vijnë nga persona të tretë – zbuloi një raport i ri publikuar në muajin shkurt nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA).

Duke analizuar rreth 200 ankesa raporti zbuloi se grupmosha 15 deri në 17 vjeç bëri ankesat më të mëdha lidhur me abuzimin dhe bulizmin online, pasuar nga grupmosha 11 deri në 14 vjeç.

Loading...

Tirana, Durrësi, Fieri dhe Peshkopia janë qytetet nga të cilat fëmijët kanë bërë ankesat më të shumta.
Të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) zbulojnë se për vitin 2018, pati 330 mijë pajtimtarë të lidhjeve fikse të internetit dhe 2 milionë përdorues nga celularët në Shqipëri. Kjo përbën afërsisht 70 për qind të popullatës.Gjuha e urrejtjes ishte problematika kryesore, pasuar nga adresat false të hapura në emër të ankuesit/es dhe nuditeti.Postimet e papërshtatshme, përndjekja dhe pornografia me të mitur ishin po ashtu pjesë e ankimeve, por në shifra tepër të ulëta.“Youtube dhe Instagram përbëjnë dy platformat kryesore të ankesave të fëmijëve dhe adoleshentëve për dhunë, bulizëm apo vjedhje të profilit,” thotë raporti.Platforma ISigurt.al. e krijuar me mbështetjen e katër ministrive shqiptare (të Brendshme, të Inovacionit, të Arsimit, Mirëqenies Sociale 2016) në bashkëpunim me shoqërinë civile, ka për qëllim të ndjekë rastet e raportuara nga fëmijët dhe t’i referojë ato te autoritetet përkatëse për fshirjen e postimeve apo zgjidhjen e çështjeve.“Gjuha e urrejtjes dhe thirrjet për dhunë seksuale në shumicën e rasteve janë të drejtuara ndaj vajzave dhe rrallë kundër djemve,” shtoi raporti.Sipas aktivistëve Kodit Penal të Shqipërisë u duhen shtuar edhe disa vepra të reja të dënueshme si përgatitja dhe nxitja e fëmijëve për t’u përfshirë në marrëdhënie seksuale, dërgimi i mesazheve seksuale/erotike, ngacmimi seksual nga të rriturit, kërcënimi ose mashtrimi për të kryer marrëdhënie seksuale dhe përdorimi i paautorizuar dhe vjedhja e identitetit.Raporti bën thirrje që autoritetet shqiptare të çojnë sa më shpejt përpara këto ndryshime të nevojshme të legjislacionit./ZgjohuShqiptar.infoMarrë me shkurtime, i plotë mnd të lexohet duke klikuar KËTU

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button