45 batutat epike nga filmat e vjetër shqiptarë që i përdorim edhe sot

Me të hyrë në vitin 2019, ne të stafit të xing.al, u ndjemë papritur të përmalluar për filmin, teatrin, muzikën, artistët dhe kuturën e para viteve 90 dhe fëmijërinë tonë, ndaj vendosëm që përmes një serie artikujsh të përditshëm të rikujtojmë të shkuarën, figurat e mëdha të artit shqiptar por dhe traditat e vjetra. Mirë se vini në ‘Javën e nostalgjisë shqiptare’!Me siguri gjatë ditës tuaj përdorni herë pas here batuta e shprehje nga filmat e vjetër shqiptarë që i kanë shkrirë të gjithë së qeshuri dhe i rezistojnë ende kohës, duke qenë akoma ‘në modë’. Disa prej batutave perla të filmave të vjetër shqiptarë, “Xing.al” i sjell më poshtë për ju.Pallati 176 “Çe ke në terezi ti, i fut një tralala edhe…”
“Po kjo tona, kjo tona thuaj,  që nuk hahet as me vaj e as me uthull.”“Krushqi me Jovan Bregun? Pu pu pu…”“Irenkë pse të djeg miza moj xhan?”“Po kur u bë dhe Sandër Mafishja, i biri i tetos të bëjë dashuriçka poshtë e përpjetë, mos ngeltë njeri më këmbë.”“S’kisha bërë ndonjëherë nga këto anonimet, thashë ta provoja njëherë.”“A drejtor, a drejtor. O të bëj krushk , o plaça në vend plaça!”“Me kë ishe të keqen xhaxhi? Me një shoqe me pantallona eee?”“O Fredi, është babai im ai. Pse ai që shani ju, nuk është i imi ai?”“I zbret shkallët fap e fap e fap, flutur që iu bëftë mamaja.”“Po qan ti? Epo qaj plas. Irena mos qaj ti Irena, mos qaj.”“Desh ju lashë dhe juve pa fejuar.”“Po unë zgjodha njerinë o ba.”“Plasën çokollatat edhe këndeja. Po pse mo kaq budallenj jeni ju djemtë e fisit tonë?”“Të kam ndjekur, të kam vëzhguar e, të kam studiuar ee.”“Po mi shoqe po. Po jo mi shoqe jo.”“Vani, po qenkan thyer vezët mor i uruar! – Po jo moj Liri, ishin ca si të buta vetë.” Lulëkuqet mbi mure“Kujdestar surrat patate, mirë ja bëmë zotërisë sate.”“Ç’ti bëj drejtorit që është zemërmirë, pa jua tregoja unë qejfin juve.” 8 persona plus“Ëndrra janë, bën vaki dhe s’dalin.”  Dy herë mat“Dua edhe akullore, edhe çokollatë.”“Cuk, po ti do më vdesësh mua!” Dora e ngrohtë“Bishtin e qenit sado t’a drejtosh, prapë bisht qeni do të mbetet.” Zonja nga qyteti“Shitën gomarin, blenë biçikleta e çoç u duket vetja.”“Po si jeni ? C’thonë këta katundaret këtej. Marrin ndonjë çikë erë nga jeta?” Përrallë nga e kaluara“E gjetëm Vangjel”“Gjino, u poqën fiqt딓Po bota, ç’do thotë bota?”“Ka ligj, por ka dhe Maliq.”“E hodhët dobiçin në ferrë dhe tani vini të na bëni budallaçka ne.”“Është fati im, më ra nga qielli.”“Jam grua e martuar, kam një burrë.”“Bëri ç’bëri, mori atë që deshi.” Kapedani“Pulave u ka hije të kakarisin vetëm në kotec.”“Me cilin sy e pe, me atë me xham apo me atë pa xham?”“- Do pi, do dehem. – Të piftë dreqi në bark!” Kur zbardhi një ditë“Po me urën ç’patën xhanëm?” Përballimi“Gërmo Tare, gërmo se qenin e ngordhur ke për të gjetur.”“Çohu, se të ka sjellë babi bukë lepurushi.” Prefekti“O Qazim ore Qazim, puna jote aferim,
Gamor ti, gamor kush të vuni, sot e neser valon druni…” Shi në plazh“Jo po ta dijë ai se po u nxeva unë, i thyej të gjitha, me pjata e filxhanë.” Dimri i fundit“Shpërndahuni se po na numëron gjermani.” Tokë e përgjakur“Të vranë o Miti të vranë, oiii!” Ujku piktor“Pa brirë je mbret, pa brirë je pasha, pa brirë është edhe moda.” Asgjë nuk harrohet“Qëllove si kalama o Mane”Na shkruani në komente batutat tuaja të preferuara, ato që ju kanë ngelur fiksim ose që nuk janë në këtë listë./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button