Bajrami, deputeti nga Prizreni i bën thirrje policisë të burgosin ata që po “shqiptarizojnë” banorët e Sanxhakut. Reagon ashpër Amina Nuraj nga Novi Pazari!

Nga Amina Nuraj , Novi Pazar

I nderuari Qerim Bajrami (Ćerime Bajrami ), për hirë të viteve që i ke nuk mundem me tu drejtuar ashtu sic do të dëshiroja . Lexoj në portalet e Sanaxhakut që në të drejtën e Zotit e akuzoni personin e pafajshëm Profesorin zotëri Ismet Azizi për njifar asimilimi në boshnjak- “Bošnjaka” . E tash nëse keni kohë lexojeni këtë që dua t’ua shkruaj . Këtë ua shkruan vajza të cilën që nga lindja e keni ndarë nga gjithcka që është shqiptare , si fëmijë nuk kam pasur madje as të drejtë ta dij që jam gjak shqiptari , pasi familja ime nga të tillët sic je ti është frikësuar që të deklarohet që janë Shqiptarë dhe nga une këtë e kanë fshehur që të mos zgjohet gjaku im dhe që të filloje të mirrem me atë që mirrem sot , e kjo është kthimi i Sanxhakut (Masbjeshkës) kombit të vërtetë, atij Shqiptar !

Loading...

Këtë ua shkruan vajza e Sanxhakut , që është krenare se gjaku shqiptar i është zgjuar megjithëse e gjithë familja është asimiluar . Këtë ua shkruan vajza Shqiptare që është detyruar përmes internetit ta mësoj Gjuhën Shqipe pasi të tillët sikurse që je ti kanë ndikuar që gjuha sllave të mbizotëroj në shkolla dhe që fëmijët tanë ta mësojnë historinë sllave e që fëmijët e Sanxhakut të vecohen nga vëllezërit e motrat e veta të Republikës së Kosovës , Shqipërisë , Malit të Zi , e që është më e keqja ajo histori sllave na ka nxirë ne shqiptarëve gjithnjë . Nuk e kuptoj se për cka të pengojnë faktet historike , të dhënat shkencore , fotot e vjetra të Sanxhakut që tregojnë se kujt i përkasin sanxhakasit dhe cilit komb i takonin në ato kohë kur UDB-ashët sikurse ti dhe ndonjë kolegu si ti nuk kanë ardhë në pushtet dhe popullit të Sanxhakut ia keni larguar plisin nga koka dhe e keni ndaluar emrin krenar “Albanac” – Shqiptar dhe kur e kanë folur Gjuhën Shqipe janë përqeshur prej UDB-ashëve si puna jote .

E tash , i neruari Ćerime (Qerim) , kush je ti që t’ia ndalosh kujtdo që të punoj për të vërtetën?

Nëse je mysliman e din që besimi yn priret nga ajo që të punohet në rrugën e së vërtetës , ndërsa ti , pasi i kam lexuar disa komente tuaja e kam vërejtur që apeloni tek policia e Malit të Zi që t’i burgosni Shqiptarët që e kanë mënjanuar perden e asimilimit , që do të thotë se fare nuk punoni dhe nuk jeni në rrugën e së vërtetës . Do të thotë që kur iu del drita e kuqe dhe jeni të pafuqishëm ndaj së vërtetës , ju në ndihmë e thërrisni policinë se kjo është ndihma e vetme për UDB-ashët. Nuk mundeni ju Qerim i nderuar ta mohoni kombin Shqiptar në Sanxhak pasi sanxhakasit janë formur prej Shqiptarëve dhe nuk mund të ma ndaloni as mua dhe askujt tjetër që të luftojmë për të drejtat e komb it të vërtetë , meqenëse une e para nuk të shoh ashtu sic nuk e shoh një kokërr rëre në shkretëtirë, pasi për mua të gjithë UDB-ashët e Miloshevicit janë të paqenësishëm dhe syri im patriotik këto nuk i sheh ; syri im patriotik e sheh vetëm vendin tim të bashkuar dhe popullin tim në unitet , e zemra e trupi i takojnë zotit .

Edhe ndaj meje ngritni akuzë në Kosovë nëse guxon . Falemnderit .

*Autorja është Shqiptarja e njohur nga Novi Pazari , studente e Trafikut Rrugor në Tutin .

Ditë tregu

Novi Pazar/Tregu i Ri , 1915

Grue e burrë në Sanxhak (Masbjeshkë) në fillim të shekullit të kaluar .

***

Letra e Amina Nuraj , e shkruar boshnjakisht ;

Uvaženi Ćerime Bajrami zbog Vaših godina ne mogu da vam se obratim onako kako bih ja htela. Čitam po portalima Sandžaka da ste na pravdi Boga okrivili nedužnog čoveka,gospodina i profesora Ismeta Azizija o nekakvoj asimilaciji “Bošnjaka”

E sada vi ,ako imate vremena pročitajte ovo što ću da vam napišem. Ovo Vam piše devojka koju ste od samog rođenja odvojili od svega što je albansko,kao dijete nisam imala čak ni pravo da znam da mi je albanska krv,jer se moja porodica zbog takvih kao što ste vi plašila da se izjasni da su Albanci,a od mene su to krili da mi krv ne bi proradila i da ne bih počela da se bavim onim čime se bavim danas,a to je vraćanje Sandžaku pravu naciju -albansku naciju.

Ovo Vam piše devojka iz Sandžaka,čija je ponosna albanska krv proradila iako joj je cijela porodica asimilirana. Ovo Vam piše devojka koja je bila primorana da preko interneta uči svoj maternji jezik-albanski jer su takvi kao vi dozvolili da slavenski jezik zavlada u školama i da nam djeca uče slavensku historiju i da se djeca Sandžaka otuđe od svoje braće i sestara iz Republike Kosova,Albanije,Crne Gore,a što je najgore što je ta slavenska historija ocrnela nas Albance za sva vremena.

Ne znam zbog čega vam smetaju historijske činjenice,naučni dokazi,stare slike Sandžaka koji dokazuju kome Sandžaklije pripadaju i koju su naciju imali do vremena dok udbaši poput vas i vaših pojedinih kolega nisu došli na vlast pa ste narodu Sandžaka makli bijeli ćulah sa glave i zabranili ponosno ime “Albanac” a ko bi pričao albanskim(-maternjim jezikom) bio bi ismejavan od strane udbaša poput vas. E sad,poštovani Ćerime ko ste vi da zabranite bilo kome da radi na istini?

Ako ste Musliman,znate da naša vjera teži ka tome da se radi samo na putu istine,a vi,pošto sam pročitala neke vaše komentare apelujete na policiju Crne Gore da hapsi Albance koji su uspeli da maknu taj crni povez zvani asimilacija,uopšte ne radite niti ste na putu istine . Znači kada vam dođe crveno svetlo te ne možete više,vi u pomoć zovete policiju jer je to jedina pomoć za udbaše. Ne možete vi,uvaženi Ćerime da negirate albansku naciju u Sandžaku jer su Sandžaklije od Albanaca nastali,a niti možete da zabranite ni meni,niti bilo kom da se borimo za pravo albanske nacije i povraćanju Sandžaklija ka jedinoj i pravoj naciji,jer prva ja vas ne vidim kao što ne vidim jedno malo zrno u pustinji jer su za mene svi Miloševićevi udbaši sićušni i moje patriotsko oko to ne vidi,moje patriotsko oko vidi samo moju zemlju ujedinjenu i moj narod u jedinstvu,a srce i tijelo mi pripadaju Bogu. Pa i protiv mene podnesite tužbu na Kosovu ako možete i ako smete. Hvala.

Ćerim Bajrami , Prizren

Nga boshnjakishtja : Gjergj-B.Kabashi /ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button