Do bëjnë prapë pazar pazarxhinjtë?

, Do bëjnë prapë pazar pazarxhinjtë?

Opozita ka njoftuar dje radikalizimin e qëndrimeve të saj nëpërmjet së ashtuajturës “djegie” të mandateve.

Në fillim PD dhe më pas LSI me një gjuhë të ashpër u deklaruan se janë gati ta bëjnë këtë sakrificë për shkak të situatës në të cilën ndodhet vendi.
Vendi ndodhet vërtet në një situatë të vështirë: një qeveri zhgënjyese deri në dhimbje, e kapur me presh në dorë në akte të rënda korruptive, vijuese e denjë e traditës së pandëshkueshmërisë, përballë një opozite të diskredituar, vrasëse e hajdute gjithashtu, që ka abuzuar rëndë me të njëjtin pushtet që e rikërkon sot.
Sot kemi një qeveri që merr votat e majta por që nuk përfaqëson të majtën përballë një opozite pa drejtim të cilën të gjitha kalkulimet elektorale e nxjerrin sërish humbëse.A është hera e parë që kjo opozitë radikalizon qëndrimet in extremis? A është hera e parë që vendi ndodhet në një situatë të tillë? Jo. Siç nuk është hera e parë që kryeministri bën fillimisht cinikun e vendosur për të mos lëshuar pe, e më pas karagjozin e gatshëm për pazare.Përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 2017-s opozita u ngujua në çadër për “republikën” e saj të re. U betuan që do dilnin prej aty vetëm kufoma e që me Edi Ramën nuk do kishte kurrë zgjedhje. U betuan që do ta hiqnin zvarrë, sic dje u betuan që do i fusnin dhe plumbin ballit.Çfarë ndodhi? Ndodhi ajo që shihni në foton që shoqëron këtë shënim.Kreu i “rilindjes” dhe mëtuesi i “republikës së re” mbyllën të ashtuquajturën marrëveshje të 17 majit, në të vërtetë një pazar i ulët si në pikat e shpallura publikisht, ashtu edhe në ato që nuk u bënë kurrë publike.Publikisht, një dhurim pushteti në tavolinë i qeverisjes së votuar majtas; një nga ato lëshime që Edi Rama nuk ka tagrin t’i bëjë sepse nuk ia ka deleguar kush një fuqi të tillë, por që ai me arrogancë dhe mendjelehtësi i bën rregullisht. Jopublikisht u krye një nga ndyrësitë më irrituese të kryer ndonjëherë në kurriz të taksapaguesit shqiptar: Qeveria u tërhoq nga pretendimet në gjyqin me avokatët e familjes Basha, duke i hapur rrugën dëmshpërblimit të Bashëve me rreth 15 milion euro për një pallat të cilin kryerilindasi bujar me paratë e popullit të varfër që e voton e prishi me dinamit e me potere.A do t’i djegë vërtet mandatet opozita? Apo do dali prapë nga kjo “çadër 2” në “momentin e fundit” përpara “apokalipsit rrënqethës”?Nëse do t’i djegë vërtet, përse e zgjat kaq shumë? Që sot të shkojë të dorëzojë mandatet në KQZ. Madje duhet të kishte shkuar që dje.Nëse nuk e bën, gjithcka do përsëritet si me çadrën 1. Janë thjesht pazarxhinj. Të pacipë./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button