“Duke u marrë me ne, Rama po dëmton Shqipërinë në Bruksel”

Debati për korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi ka hyrë në një fazë të nxehtë.

Rama dhe Haradinaj janë të ndarë në pikëpamjen mbi kufirin e Kosovës, pasi kryeministri i Shqipërisë nuk e ka mohuar se mbështet idenë e Hashim Thaçit për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Loading...

Në një intervistë për “Klan Kosova” Haradinaj i kërkon Ramës të mos përzihet më tepër se ç’i takon me punët e Kosovës.
“Po e kisha lut zotin Rama të rrijë në përgjegjësi të veta. Kur ti lypim ndihmë le t’na ndihmon, por përgjegjësia e tij është Shqipëria”, thotë Haradinaj.Ish-komandanti i UÇK-së thekson se nëse Brukseli dyshon se Rama favorizon ndarjen e Kosovës, atëherë rrezikohet vendosja e Shqipërisë në plan të favorshëm me BE-në, rrjedhimisht, thotë ai, edhe çështja e negociatave të anëtarësimit./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button