DW ‘nxin’ Shqipërinë: Grupet kriminale shqiptare ndër më të rrezikshme në Gjermani

Grupet kriminale shqiptare dhe kosovare renditen mes grupeve të rrezikshme që operojnë në Gjermani.

Deutsche Welle shkruan se ata janë vendosur prej vitesh në Gjermani, ndërsa ministri i Brendshëm i Rajonit të Veriut tërheq vëmendjen se ata nuk pranojnë ti nënshtrohen ligjeve, por se kanë vendosur rregullat e tyre. Ai thekson se ka ardhur koha që të aplikohet parimi i tolerancës zero. Ekspertët flasin për 500 mijë persona, anëtarë të grupeve pak a shumë aktive.

“Ata kanë të përbashkët faktin se janë nënkultura që pretendojnë sistemin e tyre të normave dhe vlerave, duke refuzuar kategorikisht sistemin gjerman ligjor, duke u përpjekur të imponojnë sistemin e tyre dhe të jetojnë në njërën anë duke përdorur sistemet sociale gjermane dhe nga ana tjetër , duke ruajtur një standard të lartë jetese nëpërmjet veprave penale “, shpjegoi Sebastian Fiedler, nënkryetar federal i shoqatës së hetuesve kriminale gjermanë.

Loading...

Këto grupe janë përgjegjës për veprat penale nga trafiku i drogës në trafikun e armëve, te pastrimi i parave deri te vjedhjet spektakolare. Ata bëjnë jetë luksi, madje paguajnë shuma të konsiderueshme për avokatët në çështje të ndryshme. Drejtësia përballet me vështirësi për goditjen e tyre, pasi kanë mbështetje në komunitetet ku jetojnë. Në Nordrhein-Ëestfalen, mes viteve 2016 dhe 2018, u regjistruan më shumë se 14 mijë krime./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button